Askujt nuk i pëlqen të djersitë por në veçanti në ditët e nxehta të verës shumica përballemi me ketë problem. Por, a keni menduar ndonjëherë pse djersitim?
Ose çfarë na tregon djersitja për ne?
Kur temperatura e trupit tuaj rritet, sistemi juaj nervor i shtynë gjëndrat e djersës të lirojnë djersën përmes lëkurës tuaj.
Unik ka zgjedhur 4 gjëra që djersitja e tepërt përpiqet tua thotë për shëndetin tuaj:
Nëse jeni në mes të një detyre të vështirë, dhe po e ndjeni djersën, atëherë duhet të dini se trupi juaj po ju thotë diçka. Ndalni dhe mendoni për atë që po bëni në atë kohë. Pyetni veten: “A jam munduar shumë? A jam i shqetësuar për diçka? “. Emocionet tuaja mund të shkaktojnë gjëndrat tuaja apokrine për të prodhuar djersë.
Gratë shtatzëna dhe ato që i janë afruar menopauzës janë gjithashtu të ndjeshme në aspektin e djersitjes. Kjo është për shkak të ndryshimeve hormonale që përjetojnë, gjë që shkakton trupin e tyre për të prodhuar djersën.
Nëse jeni jashtë gjatë ditëve kur temperaturat janë shumë të larta, ose keni punuar në ambient të hapur në ditë të nxehta, sigurisht që do të djersiteni. Në rast se nuk djersitni në situata të tilla, atëherë duhet të shqetësoheni. Trupi ynë liron djersën kur e kemi nxehtë, gjë që është e zakonshme.
Nivelet e sheqerit në gjak luhaten gjatë gjithë ditës. Megjithatë, nëse jeni diabetik, ose nëse jeni duke ushtruar me ashpërsi, ekziston mundësia që tensioni juaj i gjakut të bie shumë. Ju mund të filloni të përjetoni efekte anësore, përfshirë djersitje. Efekte të tjera anësore përfshijnë dridhje, marramendje, vizion të paqartë etj.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...