Gabimet që bëjnë njerëzit, sado të vogla të jenë ato, mund të kenë pasoja të mëdha në kohë epidemish siç është kjo e Koronavirusit, transmeton AgroWeb.
Sipas ekspertëve, ky virus, si çdo tjetër që ka goditur njerëzimin, lulëzon si pasojë e gabimit njerëzor.
Shembulli më konkret është ai i Italisë.
Përpara se të shpërthente epidemia, një burrë 75 vjeçar udhëtoi nga San Marko drejt Lombardisë ku edhe u sëmur.
Ai u kthye në shtëpi, nuk u testua dhe infektoi gruan, të bjinë dhe 70 të tjerë. Më pas, pacienti vdiq dhe analizat treguan se ai kishte qenë i prekur nga virusi.
Ky aspekt përbën një nga gabimet më të mëdha që ndodhi në Itali.
Autoritetet gabuan duke mos ndaluar udhëtimet e brendshme nga veriu në jug duke nxitur kështu përhapjen e frikshme të epidemisë.
Por gabime njerëzit bëjnë plot dhe ekspertët kanë identifikuar disa syresh.
Karantina
Nëse dikush dyshon që është i infektuar nga COVID-19 ose ka simptoma si temperaturë, kollë dhe dhimbje fyti duhet të izolohet në karantinë që mos të infektojë të tjerët.
Izolimi duhet marrë seriozisht.
Të luash me jetën tënde dhe të tjetrit nuk është aspak shaka.
Ndaj mos bëni gabimin të anashkaloni rëndësinë e të treguarit kujdes dhe vigjilencë.
Teoritë Konspirative.
Rrjetet sociale në vendin tonë po gëlojnë me informacione të rreme, duke cituar edhe burime jo zyrtare dhe teori konspirative që i hedhin benzinë zjarrit.
Nëse njerëzit besojnë gjithçka që lexojnë në internet, ata nuk do ta marrin sëmundjen seriozisht, do të besojnë se rakia e shëron atë, dhe do të rrezikojnë veten e të tjerët.
Jini skeptikë ndaj asaj që lexoni, zgjidhni burime të mira informacioni dhe ndiqni këshillën e autoriteteve zyrtare.
Mos harroni që Koronavirusi është një epidemi e re dhe asnjë prej nesh nuk është ekspert i fushës, aq më pak ata që besojnë se rakia është ilaçi që shëron çdo gjë.
Kurat Natyrale
Po, hudhra është e mirë për shëndetin. Po, ajo është e pasur me antioksidantë e vitamina, por Koronavirusi nuk do t’ia dijë për këto.
Deri më tani NUK ka asnjë vaksinë që shëron Koronavirusin.
Përderisa nuk ka vaksinë, si mundet hudhra apo rakia apo vitamina C ta shërojnë atë?
A nuk do të ishte Organizata Botërore e Shëndetësisë që do të këshillonte e para kura të tilla natyrale?
Mungesa e Higjenës
Me higjenën nuk bën dot shaka.
Larja e duarve duhet të jetë mbi 20 sekonda por nuk duhet të zgjasë aq sa të numëroni ju shpejt e shpejt deri në 20.
Duart duhen larë me sapun dhe nuk duhet thjesht shpërlarë siç shohim rëndom.
Njerëzit që tështinë duhet të vendosin bërrylin përpara gojës dhe jo dorën.
Stërklat mbeten në duar, dora prek diçka tjetër e kësisoj përhapet sëmundja.
Antidisinfektantët duhet të kenë mbi 60% përmbajtje të alkolit.
Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për të mundur virusin është të ndryshojmë mënyrën tonë të sjelljes dhe kjo nis me larjen e duarve.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit