Nëse arrijmë të kuptojmë gjuhën e dhembjeve, mund t’i dallojmë dhe t’i kurojmë ato.
Gjetja e shkaktarit të dhimbjeve në trup është shumë e rëndësishme për të identifikuar sëmundjet që na kanosin jetën.
Mund të mos duken të rrezikshme në fillim, megjithatë, po të informoheni mbi këto dhembje, mund të shpëtoni nga një sërë problemesh në atë ardhmen. Këto janë 5 dhimbjet në trup që mund të jenë të rrezikshme, nëse injorohen. Secila dhimbje nënkupton një problem të rëndë.
1.Zemër: Nëse keni dhimbje rreth kraharorit, atëherë mund të keni ndonjë problem me zemrën. Nuk duhet të injorohen sidomos dhimbjet në anën e majtë, pasi lidhet direkt me zemrën.
2.Mushkëri dhe diafragmë: Nëse keni dhimbje të vazhdueshme në njërën anë të qafës apo sipër supeve, duhet të konsultoheni me një mjek, pasi mund të keni probleme me mushkëritë dhe diafragmën. Ju mund të keni edhe probleme me frymëmarrjen, për shkak të nervit të diafragmës, i cili kalon nga shpina, nëpërmjet mushkërive, tek diafragma.
3.Mëlçi dhe tëmth: Dhimbjet në qafë dhe në shpatullën e sipërme mund të jenë tregues të problemeve me mëlçinë dhe tëmthin. Sipas Shoqërisë Amerikane të Terapisë së Masazhimit, “Dhimbjet në teh të shpatullave mund të lidhen me tëmthin”.
4.Stomak dhe pankreas: Rreth 50% e pacientëve me pankreatit akut kanë dhimbje në shpinë. Shenjat më të shpeshta të saj janë: diskomforti (parehatia) e stomakut, dhimbje apo ndjesia e djegies në anën e majtë, e cila përhapet nga prapa në shpinë, të përziera dhe të vjella, të cilat përkeqësohen gjatë ngrënies së ushqimit. Presioni i gjakut mund të rritet ose edhe të ulet, kemi rrahje të shpeshta të zemrës (takikardi) dhe shpeshtim të ritmit të frymëmarrjes (takipne). Barku zakonisht është i tendosur dhe i dhimbshëm në prekje, pacientët zakonisht kanë edhe rënie në peshë (nga çrregullimi i enzimave të pankreasit që marrin pjesë në procesin e tretjes). Në rastin kur sëmundja kronicizohet mund të çojë në shfaqjen e diabetit por edhe të kancerit të pankreasit.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike