Mbipesha është armiku kryesor i shëndetit të njeriut dhe i produktivitetit në ekonomi. Mbipesha krijon paaftësi fizike për rutinën normale në punë dhe jetë dhe është shkaku kryesor për vdekjet e parakohshme.
Në Shqipëri sipas vlerësimeve kombëtare që i takojnë një anketë të zhvilluar në popullatë në vitin 2018 nga INSTAT< gati 21.3% e popullsisë së rritur janë obezë (BMI më e madhe se 30 kg për metër katror”
Mirëpo një studim i fundit me të dhëna nga Harta Globale e obezitetit tregon se Shqipëria do të ketë një prevalencë shumë më të lartë në vitin 2035 ku rreth 37 % e të rriturve do të jenë mbipeshë e një rritje gati 16 pikë për qind në krahasim me vitin 2023.
Ky është një nivel i lartë dhe është konsideruar nga studimi alarmant dhe sidomos për fëmijët, ku rritja do të jetë më e lartë.
Studimi tregon se obeziteti në Shqipëri deri në vitin 2035 tek fëmijët do të rritet me 6.7% dhe tek të rriturit me 2.6%.
Ukraina, Shqipëria dhe Bosnja kanë nivelet më të larta të obezitetit në Europë.
Studimi global evidenton se çdo vend është i prekur nga obeziteti, por vendet më të ardhura më të ulëta kanë shfaqur rritjet më të larta në dekadën e fundit.
Asnjë vend nuk ka raportuar rënie të prevalencës së obezitetit dhe asnjë nuk po përmbush objektivin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për “mos rritje në nivelet e vitit 2010 deri në vitin 2025”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar disa rregulla të reja me 2022 për të parandaluar menaxhuar dhe trajtuar obezitetin gjatë gjithë jetës.
Parandalimi dhe trajtimi i obezitetit kërkon investime financiare, por ndërkohë kostot e mostrajtimit janë edhe më të larta. Mbipesha dhe obeziteti do i kushtojë ekonomisë globale mbi 4 trilion dollarë të ardhura deri më 2035, gati 3% e PBB globale aktuale.
Vlerësimet për rritjen e vazhdueshme të prevalencës së obezitetit bazohen në tendencat e publikuara nga viti 1975 deri në vitin 2016.
Periudha nga viti 2020 deri në vitin 2022 ka rritur rrezikun e shtimit të peshës, pasi u kufizuan lëvizjet jashtë shtëpisë, duke përkeqësuar dietën dhe qëndrimin e ulur etj. Përveç kësaj, shumë sondazhe kombëtare dhe programet e matjes se peshës u ndërprenë. Rritja e prevalencës së obezitetit, e cila duket se ka ndodhur veçanërisht te fëmijët, mund të jetë e vështirë për t’u kthyer, ndërkohë që pandemia e ka përkeqësuar më tej./Monitor
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...