Klinika e Emergjencës në QKUK është furnizuar me pajisje mjekësore në vlerë prej 300 mijë euro, si investim direkt i Ministrisë së Shëndetësisë.
Kjo klinikë, e cila shumë herë është përballur me vështirësi, qoftë edhe në bartjen e pacientëve, tani më nuk do të përballet me telashe të tilla.
Përveç pajisjeve për bartjen e pacientëve, këtë herë Klinika e Emergjencës është furnizuar me të gjitha kërkesat për pajisje të cilat janë kërkuar nga stafi menxhues i saj.
Në të njëjtën kohë, në këtë klinikë është duke u bërë edhe rinovimi i hapësirave pritëse dhe duke investime të tjera të cilat pritet të ndryshojnë cilësinë e shërbimeve aty, transmeton Klan Kosova.
Me kërkese të menaxhmentit të emergjencës, pajisjet e reja do të nisin të përdoren në momentin kur do të përfunoj rinovimi i pritores së kësaj klinike, e cila pritet të ndodhë brenda pak ditëve.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...