Plakja është proces i pashmangshëm, por pasojat e saj mund të ngadalësohen dhe mund të parandalohen.
Në moshën 70-vjeçare, një në 5 persona vuan nga çrregullimi mental dhe deri në 5 vite pakujdesi ndaj këtyre sëmundjeve, mund të dërgojnë në çmenduri dhe vdekje. Shkenca ende nuk ka gjetur asnjë shërim për sëmundjen e Alzheimerit, por faktorët e rrezikut mund të kontrollohen në mënyrë efektive, transmeton portali arbresh.info
Sipas studimeve të fundit të kryera nga Studimit Framingham, një në gjashtë raste të Alzheimerit mund të jetë rezultat i homocisteinës tepër të lartë në gjak dhe kjo shkakton dëmtim të trurit dhe humbje të kujtesës.
Për të parandaluar këtë sëmundje, shkencëtarët thonë se trupi ka nevojë për tre vitamina, që janë vitamina B12, B6 dhe folatë.
Shkencëtarët thonë se konsumimi i këtyre vitaminave ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të trurit.
Gjatë studimit, ku morrën pjesë disa aktivistë, u gjet se ata që konsumuan këto vitamina, kanë parandaluar rritjen e nivelit të homocisteines.
Hulumtimet treguan se trajtimi me vitaminë B, redukton deri në një masë të madhe procesin e sëmundjes së Alzheimerit.
Shumica e njerëzve e konsumojnë vitaminën B12 dhe B6 përmes ushqimit, por jo edhe folatën, e cila gjendet në zarzavate dhe fasule.
Personat që ka gjasa të preken nga sëmundjet mentale janë vegjetarianët, pasi ata nuk ia dalin të marrin sasinë e mjaftueshmë të vitaminës B12.
Shkencëtarët deklarojnë se njerëzit duhet të bëjnë kujdes me shëndetin dhe se duhet të përpiqen të konsumojnë të gjitha vitaminat e nevojshme për trupin./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë