Besojeni ose jo, shumica e qelizave të kuqe që trupi prodhon vijnë nga palca e kockave – një substancë dhjamore që gjendet në sasi të lartë tek fundet e kockave. Te personat që vuajnë nga leukemia, një nga këto qeliza të reja të gjakut pëson “transformim” malinj si pasojë e mutacioneve gjenetike të ndryshme që ndodhin në ADN-në e saj.
Më pas ajo fillon të shumëfishohet dhe këtu fillon të zhvillohet dhe sëmundja. Ka disa nënlloje të leukemisë, që janë të përcaktuara nga lloji i qelizave të gjakut që janë kthyer në kancerogjene si pasojë e mutacionit gjenetik. Kur bëhet fjalë për leukeminë, të gjithë ekspertët e shëndetit bien dakord në një pikë: Nuk ka ndonjë shenjë apo simptomë specifike.
Simptomat e para me të cilat shfaqet sëmundja përkojnë edhe me shumë gjendje të tjera shëndetësore, prandaj nuk mund të thuhet me bindje të plotë që kjo simptomë i përket sëmundjes së leukemisë. Megjithatë, ka disa simptoma që fillojnë të shfaqen tek personat që vuajnë nga llojet më të zakonshme të leukemisë.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë