Jo të gjitha mëngjeset janë krijuar të barabartë: disa prej tyre nuk ju ndihmojnë të humbni peshë, kështu që duhet të jeni të kujdesshëm, shkruan Sovrani.info
Ndiqni këto rregulla të mëngjesit për të humbur peshë:
Hani mëngjesin sapo të zgjoheni
Studimet kanë zbuluar se ngrënia e mëngjesit ndihmon në ruajtjen e metabolizmit tuaj, prandaj sigurohuni që të hani brenda 30-60 minutave pas zgjimit për të djegur yndyrën e tepërt. Ushqimi i mëngjesit është gjëja e parë që ju ndihmon të mos ndiheni aq të uritur më vonë gjatë ditës. Por, çka nëse nuk jeni person që hani mëngjesi? Atëherë mund të përgatitni një ‘smoothie’ për ta pirë.
Rëndoni ushqimin me proteina
Një mëngjes i lartë me proteina, vezë dhe kos, mund të shmangë urinë, duke ju ndihmuar të hani më pak dhe në fund të humbni peshë. Një studim zbuloi se gratë që hanin në mëngjes vezë kanë humbur dy herë më shumë peshë se gratë që filluan ditët e tyre me bukë. Proteina në vezë zvogëlon urinë, gjë që ju ndihmon të hani më pak kalori gjatë gjithë ditës.
Hani banane
Një mëngjes me banane mund t’ju ndihmojë të digjni kalori si dhe të jeni të ngopur gjatë ditës.
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë