Vaji i ullirit është padiskutim mbreti i tryezës dhe një prej ushqimeve më të rëndësishme të dietës mesdhetare. Ai përmban fenole, sterile dhe acide yndyrore si acidi linolenik dhe palmitik, acidi oleik dhe yndyrna esenciale për një shëndet të mirë duke qenë se është lehtësisht i tretshëm.
Mirëpo duhet patur kujdes, pasi jo çdokush mund ta konsumojë atë. Më poshtë do t’ju sqarojmë 4 rastet kur nuk duhet assesi ta përdorni, madje mundësisht të mos e kini para syve. Ja për çfarë bëhet fjalë:
1. Mos e përdorni n.q.s nuk jeni të sigurtë për cilësinë e tij: Para se të përdorni vajin e ullirit në gatim ose si produkt bukurie, duhet të siguroheni nëse është i virgjër ose ekstra i virgjër. Ka raste kur vajrat e sojës ose të lulediellit shiten si vaji i ullirit, apo përzihen bashkë. Prandaj duhet të shikoni nëse tek shishja e vajit lexon ekstra i virgjër. Duhet të blini gjithashtu vajin e paketuar në një shishe ngjyrë të errët, duke qenë se drita i shkatërron shumicën e vetive të vajit të ullirit, prandaj kompanitë prestigjioze që merren me prodhimin e vajrave nuk i fusin ato në shishe të tejdukshme.
2. Në zgarë: Në shumë receta rekomandohet që të marinohen perimet dhe mishi në vaj ulliri dhe erëza për t’i gatuar më pas në skarë. Ka raste kur rekomandohet edhe që hekurat e skarës të lagen me vaj ulliri për të parandaluar ngjitjen e ushqimit. Vërtetë nuk shkaktohet asnjë dëm nëse e bëni një gjë të tillë, megjithatë mendojmë se nuk është e nevojshme, duke qenë se vaji i ullirit digjet në skarë, fillon të krijojë flakë, madje mund t’u japë edhe shije gazi ushqimeve nëse përdorni skarë me gaz. Në vend të tij përdorni vaj luledielli dhe sapo ushqimi të jetë gatuar, e spërkatni atë me pak vaj ulliri ekstra të virgjër.
3. Shumë njerëz betohen për përfitimet e vajit të ullirit si produkt bukurie. Ata e përdorin këtë vaj për zbutjen e flokëve, si maskë për pastrimin e fytyrën, për masazh për trupin etj. Dhe në fakt kanë të drejtë, ky produkt është ideal për kujdesin ndaj lëkurës dhe flokëve. Por, ai nuk duhet të përdoret për heqjen e akneve dhe puçrrave në fytyrë. Vaji i ullirit përmban një përbërës që mbyll poret. Ekspertët rekomandojnë që nëse keni akne ose puçrra në fytyrë, të përdorni vajra të tjera, si vaji i arganit apo Macadamia.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...