Mjalti është një nga produktet më të përdorshëm dhe më efikasë kundër kollës.
Por ai ka një konkurent të fortë.
Bëhet fjalë për limonin jeshil, agrumen kokërr vogël e cila është e mrekullueshme kundër kollës.
Limoni jeshil dhe lëngu i tij janë efikasë kundër kollës që në përdorimin e parë.
Në bashkëpunim me mjaltin, ai transformohet në aleatin tuaj më të fuqishëm.
Përse të duhet limoni jeshil në stinën e gripit
Limoni jeshil është një agrume e pasur me vitaminë C, beta karoten, flavonoidë, limonoidë dhe acid folik.
Limoni jeshil ka më shumë acid citrik se ccdo agrume tjetër.
Ky acid shpërbën sekrecionet e kollës dhe rrjedhimisht nevoja për t’i nxjerrë ato zbutet.
Mjalti ka aciditet gjithashtu por edhe lagështi që e zbusin fytin e acaruar nga kolla.
Kombinimi i fortë kundër mikrobeve
Mjalti me limonin jeshil janë një kombinim fitimprurës kundër kollës por edhe mikrobeve.
Një studim i vitit 2006 zbuloi se lëngu dhe lëkura e frutit janë magjikë në parandalimin e përhapjes së baktereve dhe mykut.
Një studim tjetër i vitit 2011 zbuloi se vetëm limoni jeshil arriti të parandalonte rritjen e baktereve të rrezikshme tek ekstraktet e testuara bimore.
Mjalti, xhenxhefili dhe hudhra nuk ishin po aq efikasë sa kjo agrume.
Limoni jeshil dhe mjalti kundër kollës
Autoritetet mjekësore britanike publikuan disa udhëzues në vitin 2006 duke këshilluar përdorimin e limonit jeshil dhe mjaltit si një kurë natyrale kundër kollës akute tek të rriturit.
Kujdes
Kolla është një simptomë shoqëruese e disa sëmundjeve përfshirë problemet me zemrën.
Mos u përpiqni të shëroni kollën kronike me kura natyrale.
Nëse kolla shoqërohet me sekrecione të verdha, jeshile, ose me njolla gjaku, konsultohuni menjëherë me një mjek.
Nëse me kollën ju nxirrni gjak ose substanca të madhësisë së një kokrre kafeje, keni vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë, kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë. /AgroWeb.org
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...