Truri ynë që të funksionojë mirë duhet të kete disa përberës.
Më poshtë do të gjeni disa nga mineralet që i japin trurit tuaj shëndet.
Kalciumi është një mineral thelbësor për funksionimin e trurit. Ai luan një rol kryesor si mesazher i qelizave nervore, rregullon neurotrasmetimin dhe kontrollon impulset nervore. Mungesa e tij në organizëm është e rrallë sepse organizmi ka një rezervë të madhe të mineralit në kocka, por disa medikamente mund ta zvogëlojnë nivelin e tij. Ushqimet që përmbajnë kalcium janë qumështi, kosi, djathi, spinaqi.
Magnezi është i rëndësishëm për shndrrimin e vitaminave B në formën aktive të tyre. Një studim tregoi se administrimi i suplementeve të magnezit tek minjtë e rritur përmirësoi kujtesën si dhe kujtesën afatgjatë. Çdo mungesë e tyre çon në probleme neurologjike. Ushqime me magnez janë farat e kungullit, kakaoja pluhur, bajamet dhe kikirikët.
Akoma nuk dihet se çfarë roli luan zinku në shëndetin e trurit, por mungesa e tij lidhet me çregullime neurologjike dhe psikologjike si sëmundja e Parkinsonit apo sëmundja e Alzheimerit. Ushqime të pasura me zink janë qingji, kungulli dhe mëlçia.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit