Kush nuk ka probleme me stomakun herë pas here? Ka dhjetëra arsye pse mund të keni dhimbje të stomakut, si: gastriti, refluksi acid, intoleranca ndaj laktozës, stresi, etj.
Shumica prej tyre nuk janë serioze dhe kalojnë shpejt. Nuk ka arsye të drejtoheni tek mjeku dhe të merrni një recetë sa herë që keni shqetësime të vogla në stomak. Kemi mbledhur për ju disa receta natyrale për një stomak pa dhimbje që mund t’ju ndihmojnë sa hap e mbyll sytë:
1. XHINXHER: Xhinxheri ka një ndikim të mahnitshëm në shëndetin tonë të stomakut. Redukton inflamacionin ashtu si aspirina, ibuprofeni ose anti-inflamatorë të tjerë. Promovon qarkullimin e gjakut që ndihmon në tretje më të mirë. Ai ndihmon që ushqimi të rrjedhë pa probleme nëpër traktin digjestiv, i cili na lejon të absorbojmë më shumë lëndë ushqyese. Parandalon gazrat dhe relakson muskujt e brendshëm të zorrëve, gjë që na jep lehtësim nga dhimbja e stomakut.
2.MUSTARDË: Edhe pse kjo tingëllon pak e pabesueshme, të ngrënit e një luge gjelle me mustardë bashkë me ushqimin tuaj të përditshëm mund të jetë një shtesë vërtetë e mirë për dietën tuaj. Ajo ka disa efekte të forta anti-inflamatore dhe anti-acide të cilat mund të zvogëlojnë apo edhe të shërojnë dhimbjet tuaja të stomakut.
3.ORIZ: Së bashku me pataten, tërshërën dhe ushqime të tjera me niseshte, orizi ndihmon të “mbulojë” stomakun, të lehtësojë tretjen dhe ka një efekt qetësues. Ushqime të tilla nuk qëndrojnë gjatë në stomak dhe nuk stimulojnë acidin refluks.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...