Studimi: “Hani akullore në mëngjes për një intelegjencë më të lartë”

15:48 | 7 Maj 2020
A Z

Krahas studimit dhe inteligjencës së lindur, duket se ekzistojnë edhe disa metoda të tjera më të lehta dhe shumë të “shijshme” për të rritur aktivitetin e trurit tonë. Një ndër to është konsumimi i një akulloreje në orët e para të mëngjesit.

Së fundmi në Japoni është kryer një studim, ku përfundimet e tij treguan se ata që konsumonin akullore në mëngjes, shfaqnin reagime më të mira dhe ishin në gjendje të përpunonin informacione më me efikasitet sesa ata që nuk kishin shijuar akulloren në mëngjes.

Studimi i botuar fillimisht nga profesori i Universitetit të Kyorin, Yoshihiko Koga, sugjeron që konsumimi i një luge akullore në momentin kur zgjoheni, ndryshon nivelin tuaj të vigjilencës dhe ju çliron nga stresi. Gjithashtu hulumtuesit e lidhin konsumimin e akullores me uljen e irritimeve mendore.

Profesor Koga e zhvilloi eksperimentin në dy grupe. Disa prej individëve pjesëmarrës ai ju ofroi për të pirë një gotë ujë të ftohtë, ndërsa pjesës tjetër një gotë akullore. Këta të fundit në përfundim kishin nivele stimulimi mendore në nivele më të larta.

Kështu që tani e tutje, teksa edhe ditët e ngrohta na presin, gjithçka ju duhet në frigoriferin tuaj është akullorja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme