Nirmal Kumar, otorinolaringolog britanik shprehet se krahas kollës së thatë apo etheve, dy simptoma të tjera të Covid-19 mund të jenë edhe humbja e nuhatjes dhe shijimit.
Shoqata Britanike e Otorinolaringologjisë shprehet se pacientët asimpomatikë, pra ata që nuk shfaqin shenjat tipike (ethe ose kollë), mund të kenë humbje të nuhatjes ose shijimit.
“Kemi identifikuar gjithashtu një simptomë të re (humbja e ndjenjës së nuhatjes dhe shijimit) që mund të nënkuptojë që edhe njerëzit pa simptoma të tjera, por vetëm me humbjen e këtyre shqisave duhet të izolohen”, shprehet Kumar.
Ndërkohë, udhëzimet aktuale të Shëndetit Publik në Angli thonë se një temperaturë e lartë ose kollë e vazhdueshme janë simptomat treguese të COVID-19. Sipas Sky News, studimet e reja të Kumar vijnë pasi dy mjekë të spitaleve angleze u infektuan me koronavirus, ndërsa nuk kishin shfaqur kollë dhe ethe.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...