Google ADS

Zgjoheni në mes të natës dhe i ndjeni gjymtyrët e mpira? Ja ç’do të thotë për shëndetin

20:23 | 21 Gusht 2018
Arbresh.info

Ju ka ndodhur ndonjëherë gjatë natës që tju mpihen duart? Nëse e anashkaloni këtë ndjesi do të keni probleme madhore në të ardhmen, ndaj e mira është ta trajtoni që në fillim.

Fillimisht duhet të dini se e gjitha kjo njihet me emrin “Carpal tunnel syndrome”, sindroma e kyçit të dorës, e cila s’është gjë tjetër veçse një ngjeshje e nervave.

Simptomat e para janë mpirja dhe ndjesia e shpimit të duarve si më gjilpërë. Përgjithësisht sindroma në fjalë prek më së shumti gratë.

Bëni pushim

Nëse keni një punë që i mban vazhdimisht duart dhe kyçet në lëvizje, e mira është që çdo 2- 3 orë të ndaloni dhe qetësoheni pak. Lëvizini duart, gishtërinjtë, bëni disa ushtrime specifike dhe tërhiqni muskujt.

Mbajeni kyçin drejt ndërkohë që punoni

Studimet kanë treguar se ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis pozicionit të kyçit dhe kësaj sindrome. Rregullojeni karrigen në mënyrë të atillë që parakrahët tuaj të jenë në të njëjtin nivel me tastierën. Mundohuni t’i mbani kyçet sa më drejt, pa i lakuar shumë.

Qëndroni ulur ashtu siç duhet

Një pozicion i keq në karrige ju dëmton jo vetëm shpinën por ushtron presion te shpatullat, të cilat ndikojnë te kyçi dhe duart.

Përdorni akull

Kjo metodë nuk e lufton sindromën e kyçit të dorës, por arrin të paktën t’ju lehtësojë dhimbjet. dita

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme