Në Klinikën Infektive janë tre pacientë të vaksinuar plotësisht që janë infektuar me Coronavirus, por që gjendja shëndetësore e tyre është stabile, kështu ka thënë në një prononcim për Ekonomia Online drejtori në detyrë i kësaj klinike, Arben Vishaj.
“Vaksinimin janë duke e bërë Ministria e Shëndetësisë me kapacitetet e tyre të plota. Qendrat për vaksinim janë në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe në kuadër të planit operativ të tyre në mënyrë që vaksinohet sa më shumë popullata e vendit tonë”.
“Ne i kemi tre pacientë të cilët janë të vaksinuar dhe janë të prekur me Covid-19 por te këta pacientë kemi vërejtur se manifestime klinike të tyre janë më të lehta. Pra kanë zhvilluar një formë më të lehtë klinike në raport me pacientët të cilët kanë qenë të pa vaksinuar”, tha ai.
Sipas tij, vaksinimi duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë i mundshëm në mënyrë që të mbrohet popullata.
Ndërsa se a duhet të bëhet vaksinimi i obligueshëm, Vishaj theksoi se për këtë duhet të vendos ministria e Shëndetësisë.
“Vaksinimi duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë i mundshëm dhe sa më masiv me qëllimin e mbrojtjes së shëndetit të popullatës. Për këtë duhet të vendos ministria e Shëndetësisë është kompetencë e tyre”, tha ai.
Megjithatë, ai tha se janë duke u përgatitur për ardhjen e ndonjë vale të re por se çfarë intensiteti do të jetë nuk mund të parashikohet.
“Ne jemi duke u përgatitur për të gjitha versionet. Kurse ardhja e ndonjë vale të re është e vështirë të parashikohet çfarë intensiteti do të jetë”, tha Vishaj për EO.
Mes tjerash, ai shtoi se Kosova mund t’i kthehet normalitetit vetëm nëse vaksinohet e tërë popullata.
“Normalitetit do të donim ti kthehemi sa më parë. Po është shumë vështirë në këtë situatë të japim një prognozë të saktë. Por ajo që na ndihmon shumë t’i kthehemi normalitetit është vaksinimi i popullatës”.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...