Rreth 1 në 133 amerikanë vuajnë nga një formë e intolerancës ndaj glutenit. POR për fat të keq, shumë njerëz as nuk e kuptojnë me vite se janë të ndjeshëm ndaj ushqimeve që përmbajnë gluten.
Nëse përjetoni më shumë se pesë nga 8 shenjat e mëposhtme, duhet të shqetësoheni për atë që po i bëni organizmit tuaj ! Gluteni është rrënja e problemeve të mëposhtme.
1. Sistemi i tretjes
Shumë probleme të aparatit të tretjes lidhen me intolerancën e glutenit. Gazrat, dhimbja e barkut ose fryrja janë shenjat më të zakonshme, por ndodh të përjetoni edhe diarre ose kapsllëk.
2. Keratosis Pilaris
Keratosis pilaris, ndryshe njohur si lëkura e pulës është e lidhur me intolerancën ndaj glutenit.
3. Mungesë përqëndrimi
Nëse ndiheni sikur truri juaj është i mjegulluar ose i lodhur pas ngrënies së një vakti, atëherë kjo mund të jetë shenjë e intolerancës! E gjithë kjo gjendje shkaktohet sepse trupi juaj është duke punuar fort për të eleminuar një substancë të dëmshme, e cila merr nga energjia juaj normale.
4. Diagnoza e një sëmundje autoimune
Nëse jeni diagnostikuar me një sëmundje autoimune dhe po përjetoni disa nga simptomat e tjera që kemi përmendur, e gjithë rrënja e problemit mund të jetë toleranca e ulët e organizmit ndaj glutenit.
5. Shëndeti mendor
Çështjet neurologjike, si neuropatia periferike, epilepsia, depresioni, ankthi dhe ADHD, mund të jenë të gjitha të lidhura me intolerancën e glutenit.
6. Steriliteti
Intoleranca e glutenit mund të shkaktojë inflamacion dhe ndryshime në ekuilibrin e hormoneve. Kur një person i ndjeshëm ndaj glutenit ha gluten, trupi ndryshon dhe kjo gjë që mund ta bëjë më të vështirë riprodhimin – qoftë mashkull apo femër.
7. Migrena
Intolerancat e ushqimit ndryshojnë nga personi në person. Në fakt, reagimi juaj ndaj ushqimeve të ndryshme, si çokollata ose gluteni, mund të jetë arsyeja për dhimbjet e forta të kokës.
8. Lodhja kronike ose Fibromyalgia
Sipas një studimi intoleranca ndaj glutenit mund të jetë burim i lodhjes kronike ose fibromyalgisë. Për fat të keq, shumë njerëz që janë diagnostikuar me këto probleme kurrë nuk e kuptojnë arsyen rrënjën e problemit./living.al
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...