Problemet me stomakut janë më të këqijat dhe ndonjëherë mund të jenë të turpshme (të gjithë kemi përjetuar diarre, apo jo?). Ekzistojnë lloje të ndryshme dhimbjesh dhe secila prej tyre mund të japë një pasqyrim të asaj çfarë ndodh në zorrë. Më poshtë gjeni disa nga simptomat më të zakonshme të stomakut dhe çfarë thonë për shëndetin tuaj:
1.Djegie në gjoks
Çfarë mund të jetë: Acid refluks Kur ju keni acid refluks, acidi i stomakut duket sikur po ju kalon në gjoks. Shumë prej jush mund të përjetoni një ndjesi djegie poshtë gjoksit. Çfarë duhet të bëni: Nuk ka një zgjidhje për të gjitha. “Ushqimet që nxisin urthin janë po aq individuale sa jeni dhe ju”. Lajmi i mirë është se, në momentin që ju kuptoni se cili ushqim po ju shkakton probleme, duhet ta hiqni menjëherë nga dieta. çfarë ju shqetëson, duhet ta hiqni nga ushqimet që ju i konsumoni. Ju mund të flini të mbështetur (me një kënd rreth 15 gradë) për t’iu ndihmuar në mbajtjen e acidit poshtë në stomak, aty ku i takon
Çfarë mund të jetë: Apendiciti Nëse keni probleme me apendiksin, zakonisht ato fillojnë me një dhimbje të lehtë përreth kërthizës. Me përkeqësimin e dhimbjeve, ato më pas fillojnë të përhapen në të djathtën e pjesës abdominale. Çfarë të bëni: Shkoni menjëherë në spital! Mund të jetë e nevojshme që të operoni apendiksin, shkruan shendeti.com. Nëse nuk merrni masa menjëherë, ju mund të rrezikoheni nga plasja e apendiksit, duke rrezikuar kështu jetën. Mos prisni me shpresën që dhimbjet do të largohen.
Çfarë është: Gur në tëmth Gurët në tëmth janë grumbuj të vegjël kolesteroli në madhësi të ndryshme, të vegjël sa një kokërr bizele deri të mëdha sa një top golfi. Pavarësisht nga përmasa, gurët në tëmth shkaktojnë dhimbje të tmerrshme që përkeqësohen pas ngrënies. Çfarë të bëni: Fatkeqësisht, estrogjeni, përdorimi i kontraceptivëve ndikojnë në rrezikun nga prekja e gurëve në tëmth. Pra, fakti që jeni vajza dhe gra jeni më të predispozuara nga gurët në tëmth. Nëse janë problem për ju dhe përdorni pilula kontraceptivë, konsultohuni me gjinekologun për medikamente alternative. Guri në tëmtha nuk është për t’u shqetësuar por kthehet në të tillë në momentin që ju shkakton problem dhe operimi kthehet në opsion të vetëm kurim.
4.Djegie stomaku
Çfarë mund të jetë: Ulcera peptike Nëse keni dhimbje kronike që përkeqësohen edhe më shumë pas ngrënies, atëherë është një simptomë e ulcerës. Ndryshe nga urthi, ju do të ndieni djegie në zorrë. Çfarë të bëni: Ndaloni përdorimin e medikamenteve pa recetë kundër dhimbjeve si ibuprofen, sepse e përkeqësojnë situatën edhe më shumë. Kontrollohuni nga mjeku. Në varësi të gjendjes së ulcerës, ju mund t’ju nevojiten medikamente ose operim.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...