Gjidhënia është një periudhë delikate në lidhje ushqyerjen pasi disa ushqime duhet të evitohen duke qënë se të gjithe elementet kalojnë tek fëmija nëpërmjet qumështit.
Për të evituar alergji të ndryshme apo kolikat tek bebi duhet të evitoni disa prej tyre.
Por gështenjat përse nuk duhet të konsumohen?
Do të ishte mirë të mos i konsumonit pasi do të bënin të mundur që qumështi të merrte një shije jo të mirë dhe nga ana tjetër do të shkaktonin edhe kolikat tek bebja juaj. Gështenjat janë shpesh përgjegjëse edhe për fryrjen e barkut si edhe probleme në tretje. Por nuk duhet të mohojmë edhe vlerat e tyre.
Nëse jeni shtatzanë ende ju mund të konsumoni një sasi të kontrolluar të tyre në mënyrë që të mos shtoni shumë peshë. Janë të pasura me vitaminën C dhe mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar të nënës së ardhshme. Janë gjithashtu të pasura me acid folik i cili luan një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e defekteve në tubin neural. Ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak dhe përmirësojnë shëndetin e zemrës. Përmbajnë edhe shumë minerale si hekur, mangan, bakër etj, të cilat janë të domosdoshme për rritjen e fetusit.
Tek fëmijët mund të prezantohen nga viti i dytë i jetës pasi me pare mund të shkaktojnë alergji. pernenat.al
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...