Google ADS

Femrat që kanë këtë gjen kanë probabilitet më të lartë për të patur binjakë

09:26 | 9 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kur një femër shtatzënë pret jo një, por dy fëmijë, gjëja e parë që pyet mjeku është nëse ka historik binjakësh në familje.

Për shumë vite me radhë studiuesit kanë besuar se faktori i trashëgimisë është në një farë mase përgjegjës kryesor për shtatzëninë e dyfishtë, megjithatë sipas hulumtimeve të fundit ekzistojnë gene te posaçme që favorizojnë sjelljen në jetë të binjakëve.

Në një studim të Spitalit Universitar të Amsterdamit, u monitoruan 1.980 gra që kishin binjakë dhe 12.953 gra që kishin vetëm një fëmijë. Për këtë arsye shkenctarët vendosën të krahasonin genet e tyre.

Rezultatet treguan se ka dy variante të veçanta genesh që gjenden në nivele më të larta tek gratë që kishin lindur binjakë. E para është nje hormon stimulues që ndihmon vezoret të piqen (gjatë ovulimit një vezë shkarkohet, pasi është pjekur plotësisht). Varianti i dytë është geni i quajtur (SMAD3) dhe sipas rezultateve, ai tregon se sa të ndjeshme janë vezoret. Kështu, gratë mund të prodhojnë nivelet e zakonshme të FSH, hormonit stimulues, por vezoret e tyre preken më lehtë nga ai, dhe rezultati është çlirimi dy vezëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme