Ekspertët tërheqin vërejtjen që të mos blihen patate që i janë ekspozuar diellit

09:39 | 8 Korrik 2019
Arbresh.info

Patatet në asnjë mënyrë nuk duhet të shiten në rrugë apo në tezga ku preken nga rrezet e diellit. Sipas Sokol Stafës i cili është ekspert i sigurisë ushqimorë, brënda patates prodhohet një toksinë e rrezikshme që e ka emrin solaninë.

“Në momentin që e ekspozojmë pataten ë dritë të diellit atëherë krijohet klororfil brenda ose poshtë lëkurës së patates. Ky lloj klorofili krijon solaninë, e cila është shumë toksike”- tha Sokol Stafa, ekspert i sigurisë ushqimore.

Po sa kohë duhen solaninës që të shfaqet në patate?

“Nëse patatja qëndron në raftet e ekspozuara në diell për një kohë rreth 3-4 ditë në produkt fillon e shfaqet ngjyra jeshile e cila do të thotë se po prodhohet toksina solanina”- tha Sokol Stafa, ekspert i sigurisë ushqimore.

Kjo toksina është tepër e rrezikshme, pavarësisht kësaj patatet jeshile i gjen në çdo tezge ku ka diell.

“Simptomat e para të kontaminismit me solaninë është diarreja, dhimbja e stomakut dhe pulsim të ngadaltë. Neë solanina konsumohet ë masë shkakton vdekje”- tha eksperti.

Ndryshe nga eksperti i sigurisë ushqimore, i cili thotë se patatja jeshile nuk duhet të konsumohet, për tregtarët kjo patate helmuese është një ushqim i shëndetshëm.

Kur një patate lëshon këto sytha dhe bëhet jeshile çfarë do të thotë? “Është kështu sepse e ka zënë dielli. Kjo do të thotë që është bërë gati për tu mbjellë dhe nuk ka asgjë të keqe që të hahet”- thotë një tregtare.

Po për solaninën keni dëgjuar?

“Urdhëro?? Jo, Jo nuk përdoret solaninë tek patatja se nuk e duron dot. Do ta bëjë drekën me këtë patate? Po, po do ta skuqja në furrë”- u përgjigj një tregtare.

Kjo jeshilja pse është bërë? Ka qenë në diell. A sjell probleme shëndetësore?

“Jo, Jo kjo mund të hahet”- tha një tregtar./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme