Çaji hibiskus, që vjen nga lulja me të njëjtin emër, njihet ndryshe edhe si çaji roselle, sorrel, xhamajkan apo i athët. Me një shije majhoshe, të ngjashme me atë të boronicës, por me ngjyrë më të çelur, ky çaj bimor shërbehet në të gjithë botën, si i ftohtë ashtu edhe i ngrohtë.
Ky çaj përmban sasinë e antioksiduesve që gjenden në 280 pije të zakonshme dhe mban vendin e parë, duke lënë pas të gjitha çajet e tjera, përfshirë edhe të famshmin çajin jeshil. Fuqitë e tij antioksiduese shfaqen brenda një ore pasi e keni pirë, duke treguar se fitoushqyesit antioksidues në të janë përthithur mirë nga trupi.
Studimet më të hershme për efektet e uljes së kolesterolit, dukeshin premtuese, duke sugjeruar se konsumimi i dy filxhanëve çaji hibiskusi në ditë për një muaj, mund ta ulte kolesterolin 8 për qind, por kur u mblodhën të gjitha studimet, rezultatet treguan se gjithë mundi kishte shkuar dëm. Kjo mund të ketë ndodhur sepse, për një arsye apo një tjetër, çaji hibiskus pati efekt vetëm te gjysma e personave të marrë për studim. Nëse i përkisni gjysmës fatlume, mund të përfitoni një rënie të kolesterolit me 12%. Por çaji hibiskus vepron shumë mirë kundër tensionit të lartë. Një studim i bërë nga Universiteti “Tufts”, i cili krahasoi çajin hibiskus me një pije tjetër me ngjyrë artificiale dhe shije të njëjtë, tregoi se konsumimi i tre filxhanëve me çaj hibiskus në ditë, ulte në mënyrë të ndjeshme tensionin te të rriturit parahipertensivë, ndryshe nga pija placebo. Por sa? Si mund të krahasohet pirja e çajit hibiskus me zëvendësuesit e tjerë?
Studimi klinik “Premier” zgjodhi në mënyrë rastësore qindra burra dhe gra me tension të lartë dhe i ndau në një grup kontrolli këshillimor dhe një grup ndërhyrjeje aktive në mënyrën e jetesës. Grupit të kontrollit iu dha një broshurë dhe iu tha që të binin në peshë, të reduktonin sasinë e kripës, të bënin më shumë stërvitje dhe të hanin shëndetshëm (p. sh, të nisnin DUH-në, dietën për uljen e hipertensionit). Grupi tjetër mori të njëjtat udhëzime, por ata morën pjesë në takimet me grupe, mbajtën të dhëna për ushqimet dhe monitoruan aktivitetin fizik, kaloritë dhe konsumimin e kripës. Brenda 6 muajve, grupi i ndërhyrjes arriti një rënie prej 4 shkallësh në tensionin sistolik krahasuar me grupin këshillimor.
Kjo shifër nuk mund të mos duket e lartë, por në rang popullsie, kjo rënie mund të ulë me 14 për qind numrin e vdekjeve nga hemorragjia cerebrale, me 9 për qind atë të atakeve kardiake fatale dhe me 7 për qind, numrin e vdekjeve në përgjithësi çdo vit. Ndërkohë, sipas studimit të Universitetit “Tufts”, një filxhan çaji hibiskus pas çdo vakti, mund të ulte tensionin sistolik me 6 shkallë më shumë sesa grupi i kontrollit. Për të ulur tensionin, duhet të bini në peshë, të ulni sasinë e kripës që konsumoni, të bëni më shumë stërvitje dhe të hani shëndetshëm, por të dhënat tregojnë se po të shtoni dhe çajin hibiskus në rutinën tuaj ditore, mund të merrni më shumë përfitime, krahasuar edhe me rezultatet e ilaçeve kundër tensionit të lartë./living.al
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...