6 simptomat paralajmëruese të leukemisë që nuk duhet t’i injoroni kurrë

09:15 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Besojeni ose jo, shumica e qelizave të kuqe që trupi prodhon vijnë nga palca e kockave , një substancë dhjamore që gjendet në sasi të lartë tek fundet e kockave. Te personat që vuajnë nga leucemia, një nga këto qeliza të reja të gjakut pëson “transformim” malinj si pasojë e mutacioneve gjenetike të ndryshme që ndodhin në AND-në e saj. Më pas ajo fillon të shumëfishohet dhe këtu fillon të zhvillohet dhe sëmundja.

Ka disa nënlloje të leucemisë, që janë të përcaktuara nga lloji i qelizave të gjakut që janë kthyer në kancerogjene si pasojë e mutacionit gjenetik. Kur bëhet fjalë për leuceminë, të gjithë ekspertët e shëndetit bien dakord në një pikë: Nuk ka ndonjë shenjë apo simptomë specifike. Simptomat e para me të cilat shfaqet sëmundja përkojnë edhe me shumë gjendje të tjera shëndetësore, prandaj nuk mund të thuhet me bindje të plotë që kjo simptomë i përket sëmundjes së leucemisë. Megjithatë, ka disa simptoma që fillojnë të shfaqen tek personat që vuajnë nga llojet më të zakonshme të leucemisw.

1.Lëkurë e zbehtë: Me zhvillimin e leucemisë qelizat e gjakut të dëmtuara nga kanceri fillojnë të pushtojnë palcën e kockave, prandaj bëhet më e vështirë zhvillimi i qelizave të shëndetshme. Duke qenë se janë më pak qeliza të shëndetshme, personi fillon të zhvillojë anemi, që çon në zbehje të lëkurës. Anemia mund të shkaktojë gjithashtu ndjesinë e të ftohtit në duar dhe këmbë gjatë gjithë kohës.

2.Lodhje: Ashtu si në rastin e shumë sëmundjeve të tjera, lodhja është një simptomë zakonshme e leucemisë. Nëse ndiheni të lodhur dhe plogësht gjatë gjithë kohsë, sidomos nëse keni energji si më parë, flisni me mjekun. Lodhja mund të vijë edhe si pasojë e anemisë.

3.Infeksionet ose temperatura e lartë: Qelizat e gjakut janë një komponent shumë i rëndësishëm i sistemit imunitar. Nëse nuk jeni në gjendje të mirë shëndetësore, si në rastin e personave me leucemi, jeni të predispozuar të sëmureni më shpesh. Infeksionet dhe temperatura e lartë janë ndër simptomat më të zakonshme që hasen tek personat që vuajnë nga leucemia.

4.Probleme me frymëmarrjen: Përveç plogështisë dhe lodhjes, problemet me frymëmarrjen janë gjithashtu një simptomë që nuk duhet ta injoroni.

5.Vështirësi në shërimin e plagëve: Nëse një prerje ose gërvishtje e lehtë merr shumë kohë për t’u shëruar, ose ju mavijoset shpejt lëkura, këto simptoma mund të paralajmërojnë për një “transformim” të qelizave të gjakut të lidhur me leuceminë. Njollat e kuqe të vogla në lëkurë , një gjendje e njohur si petechiae mund të shkaktohen gjithashtu edhe nga leucemia.

6.Simptoma të tjera Edhe pse nuk janë aq të zakonshme sa 5 simptomat e përmendura më sipër, djersitjet gjatë natës ose dhimbjet e gjymtyrëve lidhen gjithashtu edhe me leuceminë. Ndërkohë, rënia drastike nga pesha mund të jetë ose jo simptomë, varet nga nënlloji i leucemisë. Gjakrrjedhja nga hundët, ënjtja ose zmadhimi i nyjeve limfatike dhe ethet ose temperatura e lartë janë disa nga simptomat e mundshme gjithashtu./Shendeti.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme