Doni të jetoni më gjatë dhe të bëni një jetë më të shëndetshme? Një mënyrë për ta bërë këtë është mbajtja e tensionit të gjakut në nivele optimale, ndërkohë që mosha rritet.
E kjo bëhet akoma më shumë e rëndësishme në kohë pandemie, sepse pasja e një tensioni të lartë gjaku është një nga faktorët e mundshëm të rrezikut për të kaluar më rëndë sëmundjen e Covid-19, nëse prekesh prej saj.
Por, sipas një studimi të ri, mund ta mbash nën kontroll tensionin e gjakut duke përmirësuar performancën përmes disa hapave. Një ekip kërkuesish kanë ndjekur rreth 3 mijë të rritur që nuk kanë pasur tension të lartë për nëntë vite.
Në fund, studimi doli në përfundimin se janë disa faktorë që duhen mbajtur parasysh në rast se doni një tension normal. Së pari, ekspertët sugjerojnë mbajtjen e peshës në nivel të kënaqshëm. Të paktën 150 minuta në javë aktivitet fizik të moderuar. Përdorimi i një diete të shëndetshme për zemrën me fruta dhe perime që kanë nivele të ulëta kripe, yndyrash dhe sheqeri.
Një tjetër sugjerim, është ai i heqjes dorë, ose mosfillimit asnjëherë të duhanit. I rëndësishëm është edhe niveli i kolesterolit dhe i sheqerit në gjak. Dhe, arritja e vetëm njërit prej këtyre objektivave, lidhet me një rrezik më të ulët të tensionit të lartë të gjakut. Suksesi në të gjithë këta hapa, do ta reduktonte rrezikun e tensionit të lartë edhe më shumë./koha.mk/
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...