Shkoni të bëni një vizitë rutinë tek mjeku dhe merr diagnozën: diabeti i tipit 2. Me siguri, mund të keni dëgjuar më parë për diabetin dhe mund të keni një ide të përgjithshme se çfarë mund ta ketë shkaktuar.
Madje, mjeku mund t’ju ketë paralajmëruar në shumë raste se kjo sëmundje shkaktohet nga ushqyerja jo shëndetshëm dhe moskryerja e ushtrimeve fizike.
Por, nuk e keni dëgjuar, sepse keni jetuar në këtë mënyrë për vite me radhë dhe gjërat dukeshin sikur shkonin mirë. Por, çfarë ka shkuar keq? Si nuk i vutë re shenjat paralajmëruese? Për ta zbuluar këtë, hidhuni një sy faktorëve më të zakonshëm rrezikues të lidhur me diabetin e tipit 2, shkruan Shendeti +.
Historia familjare
Si gjenet ashtu edhe ambienti ku jeni rritur (mënyra e ushqyerjes, aktivitetet jashtë shtëpisë, mënyra e fjetjes etj) mund të rrisin ose ulin rrezikun e zhvillimit të diabetit.
Pesha dhe shtresat dhjamore
Sa më shumë shtresa dhjamore të keni (sidomos në pjesën e barkut), aq më shumë rezistent bëhet trupi ndaj insulinës dhe hormonit që kontrollon urinë, leptina.
Mënyra e jetesës sedentare
Periudhat e gjata të qëndrimit ulur rrisin gjasat e zhvillimit të diabetit. Pse? Duke funksionuar, muskujt parandalojnë inflamacionin. Por, kur qëndroni ulur, rrallë përdorni ndonjë muskuj. Dhe, nëse nuk i vini në funksion muskujt, rrezikoheni nga zhvillimi i diabetit.
Raca
Disa raca të caktuara janë më të prirur të ndjekin dietën perëndimore se të tjerët: Hispanikët, njerëzit me ngjyrë, amerikanët dhe aziatikët janë më të rrezikuar nga zhvillimi i diabetit.
Mosha
Duke filluar nga mosha 45 vjeç, rreziku për zhvillimin e diabetit fillon të rritet. Në këtë periudhë të jetës, ju mund të keni ngrënë më shumë ëmbëlsira seç duhet dhe keni ecur shumë pak milje, prandaj aknë filluar të shfaqen efektet e kësaj mënyre të jetesës. Pensionistët gjithashtu janë më të rrezikuar të preken nga diabeti duke qenë se ata bihen shpejtë pre e dëmtimeve të mënyrës sedentare të jetesës.
Diabeti në shtatzëni
Diabeti gjatë shtatzënisë është një shenjë e parë e kësaj sëmundje: E keni në gjenetikë dhe, nëse nuk kujdeseni për mënyrën e ushqyerjes dhe të jetuar, keni më shumë gjasa që të prekeni nga diabeti.
Lindja e një fëmije në peshë të madhe
Lindja e një foshnje që peshon më shumë se 4 kg rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit me kalimin e viteve.
Prediabeti
Kur nivelet e sheqerit në gjak, që i referohen edhe si “hemoglobin A1C”, janë afër 6.0, konsiderojeni veten me rrezik.
Një grup bashkëmoshatarësh mbipeshë
Njerëzit kanë tendencën të adoptojnë zakonet e mënyrës së jetesës së atyre me të cilët qëndrojnë afër, si pjesëtarët e familjes, shoqëria dhe kolegët e punës.
Hipotiroidizmi
Tek të sëmurët me diabet vërehet zakonisht një nivel i lëkundur i TSH-së (hormoni që stimulon tiroidet) ose gjenden antitrupa kundër indeve të tiroideve. Shumë prej tyre mund të kenë edhe intolerancë ndaj glutenit.
Sindorma policistike e vezores
Kjo sindromë shfaqet në vezore dhe lëkurë, megjithatë ka akoma disa veçori të diabetit. Dhe trajtimi është gjithmonë i njëjtë: përmirësimi i mënyrës së jetesës.
Goditje në tru
Nëse keni përjetuar më parë një goditje në tru, gjasat për zhvillimin e diabetit rriten menjëherë.
Intolerancë ndaj glutenit
Ata që kanë intolerancë ndaj glutenit janë më të rrezikuar të preken nga diabeti.
Zakonet e këqija të fjetjes
Mungesa e gjumit shkakton shtim në peshë dhe obezitet.
Shenja të zeza përreth qafës ose tek pjesa e sqetullave
Ekziston një gjendje specifike e lëkurës e quajtur Acanthosis Nigricans, që shfaqet me njolla të errëta përreth qafës ose tek pjesa e sqetullave dhe mund të jetë shenjë paralajmëruese e diabetit.
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë