Kosova është furnizuar me 140.000 mijë vaksina kundër gripit sezonal.
Nga muaji tetor, e deri më tani janë vaksinuar mbi 23.000 mijë qytetarë me këtë vaksinë.
Kështu thonë për arbresh.info nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas kësaj ministrie prioritet për vaksinim kundër gripit sezonal janë të sëmurët kronik, personat 65+ (vjeç), shtatzënat dhe lehonat, profesionistët shëndetësor dhe fëmijët me imunitet të komprometuar.
“Po, Kosova është furnizuar me 140. 000 vaksina kundër gripit sezonal, dhe vaksinimi kundër gripit sezonal ka filluar në fund të tetorit. 140. 000 vaksina janë në dispozicion. Kategoritë me prioritet për vaksinim kundër gripit sezonal janë të sëmuret kronik, personat 65+ (vjeç), shtatzënat dhe lehonat, profesionistët shëndetësor, fëmijët me imunitet të komprometuar. Mbi 23. 000 persona janë vaksinuar deri me tani me vaksinën kundër gripi sezonal”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
Vaksinimi i prishtinasve po bëhet në sallën “1 Tetori”
Me një sasi prej 14 mijë vaksina kundër gripit sezonal, është furnizuar edhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Prishtinë (QKMF).
Kështu thotë për arbresh.info drejtori i QKMF-së, Bujar Gashi.
Sipas tij, interesim nga qytetaret nuk ka si viteve të tjera, dhe deri më tani janë vaksinuar 5500 qytetarë.
“QKMF-të janë furnizuar me vaksinën e gripit sezonal, jemi furnizuar me një sasi prej 14 mijë vaksina. Interesim ka, por jo si viteve të tjera, nuk ka ndonjë fluks të lartë 300 deri 400 brenda ditës dhe deri tani janë dhënë rreth 5500 vaksina, dhe vaksina për gripin sezonal ka mjaftueshëm”, thotë ai.
Megjithatë për dallim nga vitet e tjera, ai thotë se vaksinimi kundër gripit sezonal është duke u zhvilluar në sallën 1 tetori deri më 22 nëntor.
“Ne jemi furnizuar si kujdes parësore si QKMF por vaksinimi kundër gripit sezonal e kemi filluar në sallën 1 Tetori për shkak të sistemit sepse sivjet është një sistem i ri i të futjeve të dhënave të pacientit e deri këtë vit nuk ka pasur sistem. Dhe atje do të jetë deri më datën 22 nëntor dhe pas datës 22 nëntor do të kalojmë në QKMF në qendrën e vaksinimit”, thotë Gashi.
Kujtojmë se në Prishtinë, vaksinimi kundër gripit ka nisur më 28 tetor, nga ora 08:00 deri në 19:00 në sallën 1 Tetori.
Vaksina kundër gripit sezonal i mbron njerëzit për një sezon, dhe është kombinim i disa viruseve që janë në qarkullim. Pavarësisht se mund të mos jeni sëmurur më parë nga gripi, viruset e gripit pësojnë mutacione, prandaj duhet të vaksinohemi çdo vit për të pasur mbrojtje./A.Zeka./arbresh.info/
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...