Një studim alarmant tregon se kontrollimi ic celularit si veprimi i parë që bëni sapo zgjoheni në mëngjes ka një ndikim të dëmshëm në trurin tuaj. Nëse kontrolloni telefonin tuaj, dita fillon me stres të lartë.
Në orët e para të mëngjesit është fleksibël dhe i lakueshëm. Është një kohë e rëndësishme për rritjen e inteligjencës emocionale, kujtesës dhe krijimtarisë. Pra, çfarë rutinash të shëndetshme mund të bëjmë në vend të kontrollimit të celularit? Sipas ekspertit të mirëqenies Chelsea Pottenger ka pesë rregulla që duhet të ndiqen.
1.Kufizoni teknologjinë për tetë minuta. Dita jonë moderne është e sunduar nga teknologjia. Hiqni të gjitha tundimet dhe mbani telefonin jashtë dhomës së gjumit nëse doni të keni një fillim të qetë dhe të ekuilibruar të ditës.
2. Praktikoni 30 sekonda mirënjohje: Studimi i Harvardit sugjeron që praktikimi i 30 sekondave të mirënjohjes në ditë, forcon dhe rrit pjesën e trurit që ndërton elasticitetin. Kultivimi i një qëndrimi falënderues për nj ditë të re e ndryshon perspektivën tuaj nga negative në pozitive.
3. Mendoni për qëllimet tuaja: Ju as nuk duhet të lëvizni nga shtrati. Vizualizimi dhe vështrimi i imazheve të qëllimeve tuaja është provuar që ndihmon të ndjeheni më të lumtur, pozitivë dhe të keni sukses.
4.Pini një gotë me ujë të ngrohtë me limon: Shtrydhni një gjysmë limoni në ujë të ngrohtë dhe pijeni këtë rreth 30 minuta para se të zgjoheni. Kjo do të ndihmojë në fillimin e tretjes dhe ka veti detoksifikuese.
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK