A keni shikuar ndonjëherë rreth thithave tuaja duke pyetur veten nëse janë normale?
Rezulton, se thithat vijnë në forma dhe madhësi të ndryshme.
Për më tepër, ato mund të ju sjellin kënaqësi të pabesueshme, ju ndihmojnë të ushqeni fëmijën tuaj, madje mund të ju shkaktojnë edhe disa probleme shëndetësore që mund të jenë serioze. Seriozisht, këto janë të mahnitshme.
Pas leximit të kësaj, ne ju sigurojmë se do të keni respekt të veçantë për këtë pjesë të trupit. Këtu, po ju paraqesim gjithçka që duhet të dini rreth thithave tuaja.
Këto mund të rriten disa inç më tepër
Madhësia e thithave dhe areolës së një femre mund të jetë aq e gjerë sa një gjysmë dollari ose edhe më e vogël, dhe kjo është krejtësisht normale. Gjatë shtimit në peshë apo gjatë shtatzënisë, këto mund të zmadhohen edhe më shumë, duke eksploduar madje.
Thithat mund të jenë të ngjyrave të ndryshme
Rozë në të zbehtë, e kuqe, kaftë e errët: pigmenti i thithave të një femre ka të bëjë me prapavijën etnike të një gruaje dhe ngjyrës e pjesës tjetër të lëkurës. Ashtu si ndryshon madhësia e gjoksit kur të keni fëmijë, kështu ndryshon edhe ngjyra e thithave dhe shpesh herë mbetet ashtu në mënyrë permanente. Kjo është si rezultat i rritjes së hormoneve gjatë shtatzënisë, thekson Dweck.
Thithat janë të prirur të ofrojnë shumë kënaqësi
Thithat janë një zonë erogjene për shumicën e femrave dhe sipas studimeve të shumta thuhet së kur stimulohen thithat, qendra e kënaqësisë brenda trurit ndizet në të njejtën mënyrë sikur gjatë stimulimit të klitorisit dhe vaginës.
Orgazma e nxitur nga thithat nuk është vetëm një trillim
Sipas studimit të bërë në vitin 2011, u tregua një lidhje se stimulimi i thithave dhe qendrës së kënaqësisë së trurit shtoi mundësinë se stimulimi i thithave mund të rezultojë në orgazmë, diçka që studiuesit e kishin menduar më parë se vetëm një numër i vogël i femrave mund ta përjetonte.
Ato ndonjëherë mund të vijnë edhe si “treshe”
Nuk është fare e pazakontë që një mashkull apo femër të lindë me tri thitha (apo edhe më shumë). Këto thitha shtesë ngjajnë sikur një shenjë apo njollë. Ato kurrë nuk zhvillohen në gjinjë të vërtetë dhe mund të shfaqen kudo në trup, thuhet sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit.
Thithat supozohen të jenë të rrethuar me gunga të vogla
Shihni nga afër thithat tuaja dhe areolat rrethuese, ato ngjajnë sikur me gunga të vogla, këto mund të jenë folikule të qimeve, kanale ose gjëndra që prodhojnë lëngje, thekson Dweck. Është krejtësisht normale t’i keni ato.
Por, ndonjëherë paraqitja e një gunge është lajm i keq
Një formë e rrallë e kancerit të gjirit, e quajtur sëmundja e Paget-it, mund të paraqitet si një gungë e kuqe apo skuqje e lëkurës në thithat ose areolës, nëse vëreni këtë ndryshim në trupin tuaj, kontrollohuni mënjëherë në mjek.
Ato nuk e duan palestrën
Të ushtruarit është super e shëndetshme për trupin tuaj, por mund të jetë munduese për thithat, të cilat shumë shpesh bëhen të thata, të qëruara, madje edhe të përgjakshme, si pasojë e gërvishtjes nga sytjenat gjatë stërvitjes. Përdorni ndonjë zbutës apo vazelinë për të qetësuar zonën rreth tyre.
Gjidhënia mund të jetë e dhimbshme
Dhimbje, plasaritje, gjakderdhje- këto janë vetëm disa nga pasojat që mund të përjetoni me thithat tuaja gjatë të ushqyerit të foshnjes me gji, thekson Dweck. Këto simptoma kanë tendencë të zhduken pasi një nënë e re adaptohet me gjendjen e saj të re, por nëse kjo dhimbje vazhdon akoma, atëherë kërkoni ndihmë nga pediatri juaj, infermiere ose konsulente për laktacion.
Thithat ofrojnë rrjedhjen e qumështit
Nëna të reja që ushqeni foshnjen me gji, duhet të mbani një bluzë shtesë në çantën tuaj, sepse është një fenomen i çuditshëm, por që shumicës së grave mund të ju rrjedhë qumështi sa po të dëgjojnë rastësisht britmat e një fëmije aty pranë, thekson Dweck.
Shkarkimi apo sekrecioni mund të jetë një shenjë paralajmëruese
Nëse përjetoni ndonjë sekrecion të bardhë që del nga thithat tuaja, mund të jetë ndonjë shenjë paralajmëruese për ndonjë kancer të mundshëm në tru, thotë Dweck. Shkarkimi apo sekrecioni i gjelbër në të errët mund të tregojë ndonjë problem beninj. Dhe, sekrecioni me gjak mund të nënkuptojë kancerin e gjirit. Nëse e përjetoni këtë të fundit, është mirë të keni vëmendjen e mjekut për trajtim.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...