Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi se konkursi i tretë për programet specialistike ka përfunduar.
Në një postim në Facebook, ai theksoi se pritet që 104 specialistë të rinj të bashkohen me institucionet shëndetësore publike.
“Tashmë ka përfunduar konkursi i tretë me radhë për shkollim specialistik, i cili organizohet mbi tri kriteret bazë: kuadrit deficitar, kapacitetet mentoriale dhe infrastrukturore. Po instalohet rregull, transparencë dhe stabilizim i resurseve profesionale”, tha Vitia.
Po ashtu, Vitia njoftoi se konkursi për specializime në institucionet shëndetësore private është ende i hapur.
“Konkursi për shkollim specialistik në institucionet private shëndetësore vazhdon të jetë i hapur. Për këtë konkurs, për herë të parë kemi vendosur kritere dhe rregulla të reja duke u bazuar në përgatitjet individuale dhe kualifikimet e kandidatëve”, tha tutje Vitia.
Ai gjithashtu theksoi se po vazhdojnë përgatitjet për konkursin e ardhshëm./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...