4. Individët me rrezik të lartë për sëmundje të zemrës që ndjekin dietën mesdhetare, një regjim i pasur me fruta, drithëra, perime, arra dhe të paktën 4 lugë gjelle në ditë vaj ulliri, ulin rrezikun për goditje në tru, atake në zemër me 30%. Vaji i ullirit është një burim i mirë i yndyrave të pangopura, që ndihmojnë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak dhe kolesterolit.
5. Jeshillëqet si kale, spinaqi, lakrat, janë perimet që sigurojnë hekur dhe dozat më të larta të vitaminës C. Ndërsa vitamina A dhe magnezi, janë të shkëlqyera për t’ju ndihmuar të mbani qetësinë.
6. Mëlçia përmban yndyra që janë të mira për zemrën tuaj.
7. Tërshëra është e pasur me fibra të tretshme, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Ajo vepron si një sfungjer në traktin tuaj tretës dhe thith kolesterolin, duke e eliminuar nga trupi (duke mos lejuar kështu përthithjen nga futjen e tij në qarkullimin e gjakut)
8. Salmoni dhe peshqit e tjerë të yndyrshëm, përfshirë skumbri dhe sardelet, përmbajnë sasi të madhe të acideve yndyrore omega-3, që ndihmojnë në uljen e rrezikut nga ateroskleroza ose ndërtimi i pllakave në arteriet, aritmia dhe ulja e triglicerideve.
9. Domatet përmbajnë një dozë të mirë të vitaminës C dhe likopen. Vitamina C funksionon si një antioksidant, i cili mbron qelizat tuaja nga dëmtimet.
10. Frutat e thata rritin funksionet e zemrës suaj me antioksidantë dhe yndyra të shëndetshme omega-3. Vetëm ngrënia e dy grushteve me fruta të thata në ditë përmirëson funksionimin e enëve të gjakut ,ul nivelin e kolesterolit dhe na bëjnë të ndihemi më të ngopur. /Telegrafi/