10 shenja që tregojnë se zemra është e dobësuar: Kushtoni kujdes, derisa s’është bërë vonë

10:55 | 9 Mars 2020
A Z

Dobësimi i zemrës më së vështiri zbulohet, prandaj dëgjoni mirë çfarë ju tregon trupi

Dobësimi i zemrës është lidhur me njerëzit e moshës së shtyrë, mirëpo në kohën e tashme këtij problemi i janë nënshtruar të gjitha gjeneratat, sepse kufiri për sëmundje të këtillë është zvogëluar, transmeton Telegrafi.

Zemra, e cila praqet muskulin më të rëndësishëm në organizmin tonë, pa të cilin organizmi nuk mundet të ekzistojë, gjithashtu mund të dobësohet dhe të dështojë.

Çfarë është sëmundja e zemrës dhe si manifestohet?

Dobësimi i zemrës nënkupton që zemra nuk është mjaftueshëm e fortë që të pompojë gjakun nëpër organizëm për t’u siguruar mjaftueshëm oksigjen të gjitha qelizave në organizëm. Mu në vetë fillimin, zemra përpiqet që atë mungesë ta kompensojë në disa mënyra.

▪ Zemra zmadhohet dhe tendoset më fuqishëm për të pompuar mjaft gjak dhe për t’i plotësuar kërkesat e organizmit.

▪ Qelizat muskulore të zemrës zmadhohen, gjë që gjithashtu rrit fuqinë e zemrës.

▪ Rritet edhe numri i rrahjeve të zemrës për të siguruar mjaft gjak.

▪ Enët e gjakut në organizëm ngushtohen.

▪ Për shkak të ngushtimit, rritet shtypja e gjakut, po ashtu me qëllim që organizmin ta furnizojë me sasi të mjaftueshme gjaku.

Këta mekanizma veprojnë një periudhë kohore dhe për këtë shkak dobësimi i zemrës di të jetë i maskuar vite të tëra. Atë moment kur ata mekanizma fillojnë të dështojnë, shfaqen simptomat e para.

Këtyre simptomave duhet t’u kushtoni patjetër kujdes:

▪ Lodhja e shpejtë me rastin e aktiviteteve të thjeshta fizike

▪ Djersitja gjatë ecjes

▪ Humbja e frymëmarrjes

▪ Kolla me rastin e qëndrimit shtrirë në shpinë

▪ Ënjtja e nëngjunjëve

▪ Stomaku i fryrë

▪ Dhembje në gjoks

▪ Rrahje e fuqishme e zemrës

▪ Rrahje e shpejtë e zemrës

▪ Zverdhja dhe shfaqja e ngjyrës së verdhemët në fytyrë

Nëse vëreni më shumë se dy simptoma të përmendura më sipër, është mirë që të kërkoni ndihmën e kardiologut i cili do t’ju udhëzojë në hulumtime të mëtejshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme