Thuhet e besohet se 15-30 minuta ecje në ditë sjell jo pak përfitime shëndetësore, e të gjitha këto janë të vërtetuara shkencërisht. E çfarë bëjmë sërish.
Marrim makinën, autobusin e madje dhe ashensorin vetëm që të mos ngjisim shkallët. E sigurtë që do e vendosnit ecjen në listën tuaj të përditshme të gjërave për t’u bërë, pasi të lexoni të gjitha arsyet e mëposhtme!
1. Mirëqenie mendore
Është vërtetuar përmes studimeve që ecja rrit nivelin e endorfinës dhe ul nivelin e stresit në trupin tonë në mënyrë të konsiderueshme.
2. Përmirësimi i shikimit
Ky mund të jetë një përfitim surprizues, por ecja mund të përmirësojë vizionin tuaj pasi duke çlodhur sytë në horizonte të hapura ul rrezikun e glaukomës.
3. Zemra më e fortë
Shoqata Amerikane e Zemrës deklaroi se ecja sjell po aq përfitime sa vrapi. Ky aktivitet fizik stimulon qarkullimin e gjakut dhe mban nën kontroll tensionin.
4. Përmirësim i funksionit të mushkërive
Për të përfituar maksimalisht, këshillohet që ecja të bëhet në natyrë në ajër të pastër. Në këtë mënyrë ajri i pasuruar me oksigjen do të përcillet në të gjitha qelizat e trupit tonë.
5. Nëse doni të mbani një nivel të shëndetshëm të glukozës, bëni tuajin zakonin e të ecurit. Në krahasim me vrapin, një studim zbuloi se ecja është më e mirë në parandalimin e diabetit. Ata njerëz që ecin kanë gjashtë herë më shumë nivele optimale të sheqerit në gjak sesa ata që vraponin
6. Sistemi tretës
Lëvizja e përgjithshme e trupit promovon gjithashtu lëvizjen e shëndetshme të zorrëve , duke parandaluar probleme të tipit si fryrje, kapsllëk etj.
7. Muskuj të tonifikuar
Humbja e yndyrës trupore bën që muskujt të bëhen më të dukshëm e tonifikimi i tyre mund të arrihet nëse ecni të paktën 10.000 hapa në ditë. Lexoni këtu sa hapa duhet të bëni për të rënë në peshë
8. Lehtëson dhimbjet e kyçeve
Sipas The Arthritis Foundation 30 minuta ecje në ditë redukton dhimbjen e nyjeve të ngurta dhe të eshtrave do të pakësohet. Efekti kryesor i tij është nyjet më të forta, duke shmangur dëmtimet dhe humbjen e kockave.
9.Nëse jeni duke vuajtur nga çrregullimet e humorit, ecja mund të ndihmojë në lehtësimin e këtyre simptomave. Stresi, ankthi dhe nivelet e depresionit provohen të reduktohen duke ushtruar rregullisht ecjen. LIVING
Për ta përmbledhur ecja:
• redukton rrezikun për sëmundjet koronare • rregullon tensionin e gjakut • rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe të triglicerideve • ndihmon në ruajtjen e peshës trupore • ul rrezikun për obezitet • redukton rrezikun për osteoporozë • redukton rrezikun për kancer të gjirit dhe kolonës • redukton rrezikun për shfaqje të diabetit të tipit të dytë. • përmirëson gjendjen emocionale • redukton stresin • ndihmon në parandalimin e rrëzimeve në pleqëri • ndihmon për artritin.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...