21:49 | 26 Qershor 2018
Trina Galanxhi
Dhimbja e kokës, një armike e vërtetë.
Në vend që të merrni ilaqe që kanë efekte anësore, dhimbjen e kokës mund ta shëroni edhe duke bërë këto 10 truqe natyrore, transmeton portali arbresh.info
- Pini ujë. Mund të ngjajë e thjeshtë, por dhimbja e kokës shkakton dehidrim.
- Bëni masazh kokës. Hulumtimet kanë treguar se masazhimi i nervit më të madh të syrit mund të lehtësojë dhimbjet e kokës.
- Shtypini me lehtësim gishtin tregues. Masazhoni atë vend për një minutë.
- Lironi muskujt, sepse dhimbja e kokës vjen nga tensionimi i muskujve.
- Hani shalqi. Nëse dhimbja e kokës është shkaktuar nga dehidrimi, atëherë duhet të konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me ujë.
- Merrni frymë thellë dhe në këtë formë do të relaksoheni nga tensionet.
- Pini një kafe. Dhimbja e kokës shpesh shkaktohet nga zgjerimi i enëve të gjakut. Kafeina ngushton enët e gjakut dhe i kthen ato në normalitet.
- Pini çaj xhenxhefil. Xhenxhefil ka vetitë anti-inflamatore që mund të lehtësojnë disa dhimbje.
- Beni dush të nxehtë dhe lëreni ujin që të kalojë përmes qafës suaj. Nxehtësia ndihmon në relaksimin e muskujve.
- Hani ushqime të djegësta./arbresh.info/