Vitamina C është një nga vitaminat më të nevojshme për organizmin tonë. Roli i saj është i pazëvendësueshëm në sintezën e kolagjenit, një nga proteinat më të rëndësishme në trupin tonë, në mbrojtjen imunitare etj.
Vitamina C është shumë e rekomanduar të merret gjatë periudhave të infeksioneve, apo të gripit për shkak të forcimit të imunitetit. Përgjithësisht mund ta gjeni në frutat e tharta, si limoni, portokalli, mandarina, apo në perimet, si domatet, patëllxhani etj. Ajo depozitohet në organizëm duke siguruar rezerva, edhe për periudhat kur mund të mos merret nga ne me anë të dietës ushqimore.
Më poshtë do të lexoni 10 fakte interesante rreth vitaminës C.
Vitamina C nuk prodhohet në organizëm, por merret vetëm nga ushqimet.
Luan rol të rëndësishëm në imunitet, sidomos në mbrojtjen ndaj infeksioneve.
Luan rol kyç në sintezën e kolagjenit, proteinë e rëndësishme e lëkurës, kockave, ligamenteve, dhëmbëve etj.
Ndihmon në përthithjen e hekurit nga ushqimet me origjinë bimore.
Ndihmon në pastrimin e organizmit nga duhani, alkooli, metalet e rënda etj.
Ul rrezikun për zhvillimin e kancerit, përmes efektit të saj si antioksidante.
Parandalon sëmundjet e zemrës, duke ngadalësuar procesin e aterosklerozës.
Mungesa e vitaminës C jep sëmundjen e skorbutit me infeksione të mishrave të dhëmbëve (bashkë me rënien e tyre), dobësi, dhimbje kyçesh, anemi etj.
Sasia ditore e rekomanduar nga shumë autorë të teksteve mjekësorë është rreth 110 mg/ditë për meshkujt dhe 95 mg/ditë për femrat.
Burime të pasura me vitaminë C janë portokalli, kivi, rrushi, luleshtrydhet, brokoli, lakrat, patëllxhani, patatet, specat etj./koha.mk/
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë