Noti është një nga aktivitetet më të mira, sepse gjatë procesit të notimit ne aktivizojmë çdo muskul në trup dhe nyjet nuk ndjejnë asnjë presion. Kemi zbuluar 10 arsyet pse noti është rekreacioni më i mirë për të gjithë ne!
Ndihmon në humbjen e peshës. Një orë not mund të djegë afër 500 kalori. Aktivizon çdo pjesë të trupit duke mos shkaktuar fare tendosje të muskujve.
Në mënyrë simultane forcon trupin dhe kapacitetin kardiovaskular. Gjatë notit nuk ka kurrfarë tendosje të muskujve, ndërsa rezultatet janë të mahnitshme. Noti konsiderohet si gjimnastikë apo stërvitje në ujë, gjë që shkakton lodhje të moderuar duke rezultuar në forcimin e fuqisë së trupit. Trajnimi i duhur përmirëson ekuilibrin, gjumin dhe shëndetin e eshtrave.
Ndihmon që mushkëritë të qëndrojnë të shëndetshme. Notimi rrit kapacitetin e mushkërive, që nënkupton se trupi furnizohet me oksigjen, gjë që mushkëritë ndihmojnë në parandalimin e disa sëmundjeve.
Është aerobik i shkëlqyer. Kurrë nuk është herët për të notuar, kur janë në pyetje vitet, madje edhe të moshuarit që vuajnë nga artriti apo kufizimet muskulo-skeletore, apo edhe pesha, të gjitha këto mund të përfitojnë nga të mirat e notit.
Ndihmon simptomat e astmës. Gjatë notit, mushkëritë duhet të punojnë shumë për të furnizuar gjakun me oskigjen të mjaftueshëm.
Ju rigjallëron duke ju bërë më të rinj! Ndoshta nuk heqin rrudhat por zvogëlojnë rrezikun e vdekjes më shumë se 50%.
Redukton rrezikun e diabetit. Stërvitjet e rregullta ulin nivelin e glukozës në gjak. Këto ushtrime përmirësojnë kontrollin e sheqerit në gjak tek pacientët me diabet të tipit 2.
Noti është i mirë për gratë shtatzëna. Dhe, jo vetëm për nënën, por edhe për fëmijën. Kështu, trupi nuk tendoset dhe siguron qarkullim optimal të gjakut në mitër.
Vepron si qetësues apo relaksues. Uji është një simbol i ripërtëritjes dhe kthjelltësisë dhe se ka një efekt të ngjashëm si meditimi për trurin.
Ju lidh me natyrën. Kur jeni duke notuar në det, lum, liqen, jemi më afër natyrës dhe koha e kaluar në natyrë kontribon në shëndetin mendor dhe fizik duke na ndihmuar të mbajmë peshën trupore të shëndetshme, reduktimin e stresit dhe përmirësimine humorit./femra.net/
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit