10 arsye pse mollët duhet t’i blini jeshile

21:54 | 15 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Mollët jeshile sigurojnë një numër të lartë vlerash për shëndetin dhe bukurinë, sidomos krahasuar me ato të kuqe. Ato përdoren në industrinë e verërave, në gatim dhe së fundi edhe për vajrat e shëndetshëm që përmbajnë. Ato kanë lëkurë me shkëlqim si dhe janë plot lëng.

Janë të larta në fibra dhe ndihmojnë që të keni një aparat tretës të pastër dhe të shëndetshme. Por jo vetëm kaq. Më poshtë do të mësoni akoma më tepër benefitet e mollëve jeshile në shëndet dhe bukuri.

Përmbajnë fibra dietike. Benefiti i parë dhe më i rëndësishëm i mollëve jeshile është përmbajtja e tyre e lartë e fibrave që rregullojnë lëvizjen e zorrëve dhe rrjedhimisht gjithë procesin tretës.

Zvogëlojnë shanset e prekjes nga kanceri në zorrën e trashë. Për shkak të përmbajtjes së lartë të firave, mollët jeshile ofrojnë një tjetër benefit të madh—reduktimin drastik të mundësive për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë.

I thonë ‘jo’ kolesterolit të keq. Mollët jeshile kanë vetinë t’i japin stomakut tonë sensin e ngopjes, kështu që nuk duhet ta teproni me to. Gjithashtu nuk përmbajnë kolesterol të keq. Prandaj, mund të humbisni në peshë dhe përsëri të qëndroni të shëndetshëm duke konsumuar mollë jeshile.

Zvogëlojnë kolesterolin. Siç e përmendëm më sipër, një nga benefitet më të mëdha të mollëve jeshile është përmbajtja e lartë e fibrave që ndihmon në reduktimin e kolesterolit i cili është prezent në trupat tanë.

Lehtësojnë tretjen. Nëse keni konsumuar diçka të rëndë dhe jeni të shqetësuar nëse stomaku do ta tresë atë, duhet të hani një mollë jeshile. Ato lehtësojnë tretjen për shkak të enzimave prezente në to.

Reduktojnë problemet e tretjes dhe mëlçisë. Mollët jeshile reduktojnë problemet me mëlçinë dhe parandalojnë problemet e aparatit tretës.

Parandalojnë. Mollët jeshile parandalojnë diarrenë si dhe kapsllëkun dhe fryrjen. Ato përmbajnë acid tartarik dhe maleik, që ndihmojnë në reduktimin e shanseve të problemeve me tretjen.

Antioksidantë. Mollët jeshile përmbajnë si flavonoide ashtu dhe polifenole—forma të antioksidantëve. Dhe për këtë arsye, ato parandalojnë shumë forma të kancerit dhe dëmtimit të ADN-së.

Mbajnë nën kontroll urinë. Mollët jeshile përmbajnë acide organike që ndihmojnë oreksin tuaj. Kështu që nëse keni probleme me oreksin, mund të mbështeteni tek mollët jeshile.

Energji. Mollët jeshile na sigurojnë energji. Përmbajnë karbohidrate të cilat janë të shkëlqyera për ata që bëjnë sport dhe kanë një jetë aktive.

Mollët jeshile ofrojnë shumë benefite edhe përsa i përket bukurisë, pastrojnë lëkurën, mbajnë dhëmbët dhe mishrat e tyre të shëndetshëm. Përmbajnë vitamina A,B, C si dhe vitaminë E që mban lëkurën të freskët dhe me shkëlqim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme