Nënat duhet të kenë kujdes të shtuar ndaj foshnjave të tyre gjatë muajve të parë të jetës, për shkak të imunitetit të dobët.
Për të forcuar imunitetin e foshnjës, nënat mund të ndërmarrin disa veprime, të cilat do të jenë të dobishme që fëmija i tyre të rritet i shëndetshëm. Përveç qumështit të gjirit për të paktën një vit, nëna mund t’i japë fëmijës gjithashtu tul frutash ose perimesh të gatuara pa kripë.
Një dietë e pasur me minerale e vitamina kontribuon në shëndetin e përgjithshëm të foshnjës. Po ashtu, kosi përmban probiotikë që ndihmojnë në balancën e florës bakterale të zorrëve. Gjatë kësaj periudhe kohore, foshnja ka nevojë edhe për rreze dielli, për shkak të vitaminës D, e cila është e dobishme për eshtrat e tyre që të thithin kalcium.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...