Google ADS

​Si shkaktohet marramendja dhe si parandalohet?!

23:15 | 13 Qershor 2017
Arbresh.info

Çdo njeri prej nesh ndonjëherë ka përjetuar ndonjë rast të marramendjes.

Marramendja si çrregullim i bilancit trupor është diçka vërtet shqetësuese dhe kjo marramendje mund të konsumojë të gjitha dhe të ndërhyjë në jetën tuaj të përditshme.

Ja çfarë duhet të dini rreth marramendjes:

Marramendja është një ndjenjë e lëvizjes kur nuk ka fare lëvizje. Dikush mund të mendojë se dhoma po rrotullohet rreth tyre ose po lëkundet sikur një anije. Ndjesia juaj e drejtpeshimit varet nga sinjalet që sytë, nervat shqisore dhe veshi i japin trurit tuaj. Nëse këto sinjale nuk përputhen, atëherë truri juaj përjeton konfuzion duke shkaktuar marramendje. Kjo gjendje shpie në të vjella dhe vështirësi për të qëndruar në këmbë.

Ekzistojnë dy shkaqe të zakonshme. I pari është virusi i quajtur labyrinthitis – infeksion i brendshëm i veshit që shkakton një strukturë të thellë brenda veshit tuaj për t’u inflamuar. E dyta është problem i veshit të brendshëm që quhet si marramendje beninje me pozitë paroksimale, në të cilën kristalet e kalciumit shkëputen në veshin e brendshëm duke dërguar sinjale false në tru se jeni në lëvizje.

Për të zbutur marramendjen, ajo që shkakton duhet të diagnostikohet dhe të trajtohet. Si një simptomë, marramendja shpesh diagnostikohet klinikisht më një histori të plotë dhe ekzaminim klinik.

Shkaqet tjera të marramendjes mund të përfshijnë çrregullime të veshit të brendshëm si dhe çrregullime më pak të zakonshme si tronditja, skleroza e shumëfishtë. Ekspozimi ndaj disa toksinave ose efekteve anësore të disa prej medikamenteve të caktuara mund të shkaktojë efekte anësore që të imitojnë marramendjen.

Trajtimi ndryshon në varësi të diagnozës. Nëse shkaku i marramendjes suaj është viral, mjeku juaj mund të përshkruajë medikamente për të ndihmuar rreth simptomave. Por, nëse është si rezultat i shpërndarjes së kristaleve të kalciumit, neurologu mund të bëjë një sërë lëvizjesh të veçanta të kokës dhe trupit – të njohur si rivendosja e kanalit – për të ndihmuar që kristalet të dalin nga kanali i veshit dhe të kthehen në dhomën e brendshme të veshit. Mjeku juaj mund të sugjerojë po ashtu terapi për drejtpeshimin e trupit, në mënyrë që sistemi i balancës trupore të jetë më pak i ndjeshëm ndaj lëvizjes./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme