Omega-3 dhe 6 acide të tjera yndyrore që gjenden tek këto produkte kanë aftësinë të mbrojnë zonat e trurit që ndikohen më shumë nga plakja. Kjo kategori yndyrash mendohet se mund t’iu vijë në ndihmë edhe në luftën me sëmundjen e Alzheimerit.
Alzheimer është një nga sëmundjet mendore më të përhapura, i cili ka prekur 5.4 milionë njerëz në SHBA.
Studiuesit nga Universiteti i Illinois kanë analizuar nivelet e këtyre yndyrave në gjakun e të rriturve nga mosha 65 deri në 75 vjeç. Këto yndyra që kanë aftësi të luftojnë përveçse sëmundjeve të tjera, edhe Alzheimer, u gjetën tek peshku, arrat, bajamet dhe vaji i ullirit. Studiuesit i kërkuan pjesëmarrësve që t’iu nënshtroheshin një sërë testesh për të analizuar strukturën e trurit të tyre.
Ato zbuluan që prania e disa yndyrave që gjenden tek ushqimet e lartpërmendura në gjakun e një grupi të pjesëmarrësve tregonte se ato kishin më pak probleme mendore dhe më shumë shanse për të luftuar sëmundjen fatkeqe të Alzheimerit. E kundërta ndodh me ato që kanë një prani të ulët të këtyre acideve yndyrore në gjakun e tyre. Ky është një lajm i mirë për njerëzit e prekur nga kjo sëmundje, pasi duke ngrënë këto produkte të shëndetshme, njëkohësisht ato mposhtin edhe Alzheimerin./Arbresh.info/