Për këtë më së miri është që të zgjidhni aktivitetin, me të cilin dëshironi të merreni vazhdimisht ose të kombinoni disa prej tyre.
Nëse djegia e kalorive është synimi juaj, atëherë shikoni listën e disa prej aktiviteteve për shpenzimin e kalorive.
Duhet pasur parasysh se të gjitha vlerësimet janë dhënë për një grua mesatare, e cila ka 73 kg, përkatësisht mashkullin, i cili ka 88 kg.
Vozitja e rollerit shpenzon 548 kcal/h për femër dhe 683 për mashkull, basketbolli shpenzon 584 kcal/h për femër dhe 728 për mashkull.
Nëse luani tenis atëherë do të digjni 584 kcal/h te gjinia femërore dhe 728 për gjininë mashkullore. Vrapimi prej 8 km në orë te gjinia femërore do të djegë 606 kcal/h dhe 755 kcal/h te gjinia mashkullore.
Vrapimi në shkallë te femrat shkakton djegien e 657 kcal/h, ndërsa te meshkujt 819 kcal/h.
Noti po ashtu luan rol të rëndësishëm në djegien e kalorive të tepërta, sidomos te gjinia mashkullore – 892 kcal/h, ndërsa tek ajo femërore 715 kcal/h.
Vrapimi në distancë prej 13 kilometrash te femrat ndikon në djegien e 861 kcal/h, kurse te meshkujt 1.074 kcal/h.