​​Përfitimet shëndetësore nga lëkura e bananes

14:59 | 18 Qershor 2017
Arbresh.info

Bananja është një frut me shumë vlera ushqyese. Një pjesë e vlerave të saj ushqyese dhe proteinike ndodhen në lëkurën e bananes.

Lëkura e bananes sjellë përfitime të shumta shëndetësore si:

– Ul rrezikun e diabetit në 12%

– Ju siguron rreth 17% të vitaminës C në baza ditore dhe për pasojë ju forcon sistemin imunitar.

– Ju siguron rreth 12% të kaliumit në baza ditore, element i cili është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e qelizave, indeve dhe organeve.

– Ju siguron rreth 20% të vitaminës B-6 dhe ju ndihmon të rrisni nivelin e energjisë.

Lëkura më e mirë është ajo e bananeve jeshile sepse e mbajnë lart nivelin e dopaminës dhe serotoninës si dhe ndihmon në humbjen e peshës sepse ka përmbajtje të lartë probiotike.

Merrni lëkurën e bananes dhe lajeni. Priteni në copa të vogla dhe vendoseni të ziejë për disa minuta. Pijeni lëngun e lëkurës së bananes çdo ditë, në mëngjes ose darkë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme