Abuzimi me sheqerin mund të sjellë probleme serioze me shëndetin duke ndryshuar plotësisht stilin e jetesës.
Konsumi i sheqeri ju rrezikon edhe nga problemet tjera shëndetësore si diabeti, mosfunksionimi i mëlçisë, tensioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Ja, shenjat që tregojnë se po abuzoni me sheqerin: Dhimbje të vazhdueshme të artikulacioneve (nyjeve): Karbohidratet e përpunuara rrisin nivelin e sheqerit në gjak duke shkaktuar inflamacion në pika të ndryshme bashkimi të nyjeve. Në momentin që trupi po merr më shumë sheqer nga normalja, ai lëshon një lëndë të quajtur citokinë që sjell këto dhimbje.
Probleme me kavitetet orale: Që në vegjëli ju është thënë se sheqeri dëmton dhëmbët dhe kanë pasur plotësisht të drejtë. Teprimi me ëmbëlsirat dhe sheqerin bën që në dhëmbë të formohet një acid, i cili fillon të zhveshë nga pak zmaltin e dhëmbëve dhe të krijojë dëmtime të tjera.
Shtim në peshë: Konsumi i tepruar i yndyrave dhe mungesa totale e aktivitetit fizik janë dy prej shkaktarëve kryesorë që çojnë në shtimin e kilogramëve të pa dëshiruar. Por, jo më pak i dëmshëm është edhe veprimi i sheqerit në organizëm, i cili ndikon drejtpërdrejt në çrregullimet e niveleve të leptinës, e cila kontrollon urinë.
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez