Me ndihmën e një testi të thjeshtë dhe pa pagesë, që nuk zgjat shumë, mund të kontrolloni gjendjen e zemrës.
Hulumtimet e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë kanë treguar se ju mund të testoni shëndetin e zemrës me ndihmën e shkallëve.
Kushdo që ka një zemër të shëndetshme duhet të jetë në gjendje të ngjisë katër kate në 45 sekonda, që është afërsisht 60 hapa.
“Nëse ju duhet më shumë se një minutë e gjysmë për t’u ngjitur në katin e katërt, do të ishte mirë të shkoni te mjeku”, këshillon Jesus Peteiro, kardiolog në Spitalin Universitar në Corunja dhe autor i studimit.
Studimi përfshiu 165 subjekte të cilëve iu ishte caktuar ushtrimi për shkak të diagnostikimit ose dyshimit se kishin sëmundje koronare të zemrës. Pas ushtrimeve të forta, subjektet pushuan për 15 deri në 20 minuta dhe më pas iu kërkua të ngjiteshin shpejt në katin e katërt, pa u ndalur, por edhe pa vrap.
Koha e tyre u regjistrua dhe kapaciteti i tyre për stërvitje u mat në formën e ekuivalentëve metabolikë (MET), që përkufizohet si sasia e oksigjenit të konsumuar gjatë pushimit.
Studiuesit zbuluan se pacientët që i ngjitën shkallët në më pak se 40 deri në 45 sekonda arritën më shumë se 9 deri në 10 MET, që është një shkallë e lidhur me vdekshmëri më të ulët.
Pacientëve të cilëve iu deshën 90 sekonda ose më shumë për të ngjitur shkallët arritën më pak se 8 MET, që do të thotë se shkalla e vdekshmërisë së tyre ishte 2 deri në 4 për qind në vit, ose 30 për qind gjatë një dekade.
Nga monitorimi i funksionit të zemrës së atyre të anketuarve që iu deshën më shumë se një minutë e gjysmë, u konstatua se 58 për qind e tyre kanë një çrregullim të funksionit të zemrës krahasuar me 32 për qind që u ngjitën në më pak se një minutë.
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit