Maqedonia e Veriut zgjedh president pas marrëveshjes për ndryshimin e emrit, është titulli i artikullit të DW, në të cilin informon për zgjedhjet presidenciale në vend.
Në tekst theksohet se tre kandidatët për president janë pro BE-së dhe NATO-s, por megjithatë në fokusin e fushatës ishte marrëveshja me Greqinë me të cilën u zgjidh kontesti shumëvjeçar.
Gazeta amerikane “Uashington Post” shkuan se shteti e zgjedh presidentin e parë të Maqedonisë së Veriut. Gazeta thekson se tre profesorë universitarë garojnë për funksionin i cili është gati se ceremonial.
“Votuesit në Maqedoninë së Veriut kishin edhe një mundësi që të japin mendimin për emrin e ri të shtetit, përmes votimit në zgjedhjet presidenciale, që vlerësohet si test kyç për qeverinë e qendrës së majtë e cila negocionte për ndryshim të emrit me qëllim që t’i vihet fund kontestit të disa dekadave me Greqinë fqinje”, shkruan gazeta.
“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në zgjedhje në të cilat dominon tema për ndryshimin e emrit”, është titulli nën të cilin Reuters informon për zgjedhjet presidenciale në vend.
Në tekstin Reuters, gjithashtu, e thekson ndarjen në opinion në lidhje me ndryshimin e emrit dhe se kjo do të reflektojë në rezultatet zgjedhore, duke publikuar edhe anketat e fundit për kandidatët presidencialë.
Reuters, duke iu referuar analistëve, publikoi se është e mundur jehonë e vogël “për shkak të zhgënjimit te votuesit nga Qeveria në lidhje me tërheqjen e investimeve të huaja dhe papunësinë e madhe”.
“Ndryshimi i emrit në zemrën e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut” është titulli i tekstit me të cilin Fox News informon për zgjedhjet. Në të ata tregojnë një histori të shkurtër për kontestin e emrit mes Athinës dhe Shkupit dhe ka të bëjë me presidentin në largim Gjorgi Ivanov, duke përkujtuar se ai “tentoi që ta pengojë ose anulojë marrëveshjen me Greqinë”.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA njofton për zgjedhjet, me theks në ndryshimin e emrit dhe frikën nga jehona e vogël.
“Marrëveshja për emrin thellë i polarizon maqedonasit. Shumë janë të ndarë nga inati që duhet ta ndryshojnë emrin e vendit të tyre dhe dëshirës për hyrje në NATO dhe BE, kështu që një shkallë e lartë e abstenimit është e mundur. Kështu ishte rasti në referendumin për ndryshimin e emrit në shtator, kur nuk ishte arritur pragu i nevojshëm prej 50 për qind: Jehona atëherë ishte vetëm 37 për qind”, përkujton DPA./AlsatM/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...