Nën moton “Maqedonia e lirë, e lirë jeton”, sonte në Qeveri do të mbahet festimi solemn me rastin e 26 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë.
Nikoqir i festimit qendror me rastin e Ditës së pavarësisë sivjet është Qeveria e Republikës së Maqedonisë para objektit të së cilës do të vendosen instalime artistike interaktive.
Në kuadër të festimit qendror është paraparë të mbajë fjalim edhe kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev.
Paradite delegacioni qeveritar do ta vizitojë shtëpinë përkujtimore të restauruar të Bllazhe Koneskit në fshatin Nebregovë.
Shënimi i Ditës së pavarësisë filloi dje pasdite me ngjarje sportive “Vrapo, luaj, aktivizohu”, në organizim të Agjencisë për Rini dhe Sport.
Në kuadër të shënimit treditor nesër delegacioni i kryesuar nga kryetari i Qeverisë Zoran Zaev në varrezat në Butel do të vendos lule në varrin e ish-presidentëve të shtetit Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, ndërsa delegacioni i kryesuar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska do të vendos lule para shtëpisë përkujtimore “çliruesit e Shkupit. Në organizim të Ministrisë së Mbrojtjes në Krushevë do të organizohet ngjitje në shkëmbinj.
Republika e Maqedonisë shënon 26 vjet të referendumit të zbatuar me sukses në të cilin qytetarët e Maqedonisë u deklaruan për shtet të pavarur dhe sovran. Shumica bindëse, mbi 95 për qind e qytetarëve që kanë dalë në referendum, më 8 shtator të vitit 1991, pozitivisht janë përgjigjur në çështjen e referendumit “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në union të ardhshëm të shteteve sovrane të Jugosllavisë”.
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...