Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi sot se me homologun e saj maqedonas Zoran Zaev kanë diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe ka vlerësuar se lidhur me këtë çështje kanë “pajtim të plotë”.
“Mendoj se këtu kemi deri tash pajtim të plotë, se votimi eventual në çdo moment i Maqedonisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO është kundër interesave të Serbisë dhe nuk do të ishte sinjal për bashkëpunimin e mirë të Serbisë dhe Maqedonisë”, ka thënë Brnabiq në margjina të takimit jo formal të kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Durrës.
Ajo ka theksuar se mendon që Serbia “qartë dhe zëshëm e ka thënë këtë” dhe se kryeministri i Maqedonisë këtë porosi e ka kuptuar në tërësi. Brnabiq tha se nuk dëshiron të hyjë në spekulime nëse anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të jetë në rend ë ditës, ose jo. Ajo ka bërë të ditur se komisari evropian për Zgjerim Johannes Hahn së shpejti do të vizitojë Serbinë.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë