Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një video mesazhi në facebook, ka njoftuar se është arritur marrëveshja për koalicion me Alternativën e Afrim Gashit, por jo edhe me Besën e Bilall Kasamit, shkruan Gazeta Express.
Ai ka thënë se Afrim Gashi i është përgjigjur pozitivisht ofertës për koalicion ndërsa nuk ka marrë fare përgjigje nga kreu i Besës Bilall Kasami.
Sela tha se koalicioni mbetet i hapur për bashkëpunim dhe zgjerim të mëtutjeshëm, njofton Express.
Koalicioni trepalësh mjaftë i kërkuar nga qytetarët mesa duket nuk do të arrihet për shkak të ofertës së Selës që nuk ishte e pranueshme për Besën, pasi që nga partia e Kasamit e vlerësonin si ofertë jo të barabartë.
Ndryshe, sipas analistëve dhe opinionistëve, çdo koalicion i mundshëm dy palësh, nuk do të mund të fitonte BDI-në.
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...