Shqipëria dhe Greqia janë pranë arritjes së një marrëveshje. Kështu shprehet zv.Ministri i Jashtëm grek.
Në intervistën për radiostacionin Real FM dhe gazetarin Nikos Haxhinikolau, ditën e djeshme, zv/ministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrugalos, ka theksuar në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Greqi keto detaje:
“Jemi shumë afër të mbyllim të gjitha çështjet e hapura me Shqipërinë, përfshi këtu edhe të zonës detare.
Negociatat shkuan shumë pas për shkak të ngjarjes shumë të trishtë me vdekjen e K. Kaçifa, ngjarje që në nivel esencial, nuk ndryshoi diçka nga ecuria e diskutimeve, por patjetër që helmoi klimën. Tani, ajo që kërkojmë është pala tjetër të konfirmojë angazhimet ndaj minoritetit tonë.
Kohët e fundit ka miratuar një ligj për minoritetet, presim të konstatojmë praktikisht zbatimin e akteve ekzelutuese. Sepse prioriteti ynë është mbrojtja e të drejtave të minoritetit e me ecurinë e këtij procesi, besoj se vërtet të rigjejmë fillën e bisedës për zonën ekonomike (detare),” u shpreh ai, raporton News24.
Në lidhje me marrëveshjen e Prespës, zv/ministri Katrugalos ka deklaruar se “kishim një takim të fundit në Selanik me ministrat e Jashtëm të Fyrom, Bullgarisë dhe Shqipërisë. Aty konfirmuam plotësisht se të dy palët ndjekim klimën e mirë të bashkëpunimit për të arritur deri në fund, çfarë gjykojmë si marrëveshje me interes për të dy palët. Kontaktojmë vazhdimisht për t’u pasqyruar saktë në reformën kushtetuese të vendit fqinj të gjitha sa u ra dakort në Prespë. Afati kohor mbetet i njëjti. Deri në fund të Janarit në vendin fqinj, në Mars ratifikimi i marrëveshjes në parlamentin grek” ka përfunduar Katrugalos.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...