Marrëdhëniet tona me Republikën Sërpska po përjetojnë një rritje të madhe, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
“Kontaktet në nivelin më të lartë janë bërë të rregullta”, sipas tij.
Lavrov i bëri komentet gjatë një video-adresimi me rastin e hapjes së Zyrës së ambasadës ruse në Banja Llukë, të martën.
Me këtë veprim, Bosnje e Hercegovina u bë vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, ku Rusisë iu u mundësua zgjerimi i misionit diplomatik, pasi nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në vitin 2022.
Lavrov tha se ky është një moment “historik” dhe se “ne kemi punuar për këtë qëllim tash e disa vite”.
“Ne do t’i kushtojmë vëmendje prioritare ndërtimit të tempullit ruso-serb, si një qendër shpirtërore dhe kulturore në Banja Lukë”, tha po ashtu Lavrov.
Zyrën e hapën presidenti pro-rus i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe ambasadori i Rusisë në Bosnje e Hercegovinë, Igor Kalabuhov.
Për hapjen e saj ishte rënë dakord në vitin 2021, para fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Për mundësinë që konsullata të hapej këtë vit, Dodik paralajmëroi qysh në shkurt. Atë e konfirmoi pastaj edhe përfaqësia e Republikës Sërpska në Moskë./REL/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist