Zvicra paralajmëron vazhdimin e mbështetjes për Maqedoninë me strategji të re trevjeçare.
‘Sot Zvicra është një prej partnerëve më të mëdhenj biletarel të Maqedonisë dhe me strategjinë e re zvicerane për bashkëpunimin 2017-2020 janë paraparë obligime financiare në lartësi prej 76 milionë franga zvicerane’, kumtoi ambasada e Zvicrës në Maqedoni.
Qëllimi i strategjisë është ta mbështesë Maqedoninë në reformat e saj t’i arrijë standardet evropiane dhe vlerat dhe të vazhdojë me demokracinë inkluzive sociale dhe ekonominë e tregut, njëherësh duke siguruar menaxhim efikas me resurset natyrore, njofton AIM.
Strategjia, siç theksojnë, ndjek qasjen praktike e cila fokusohet në përmirësimin e kushteve për jetesë për qytetarët e RM. Detajet e strategjisë do të prezantohen më datë 31 të këtij muaji në Shkup.
Siç theksohet në kumtesë, Zvicra e mbështet tranzicionin politik, social dhe ekonomik të Maqedonisë nga viti 1992.
Zvicra e njohu Republikën e Maqedonisë më 12 maj 1993 dhe në marrëdhëniet biletarele e shfrytëzon emrin kushtetues të vendit,, përcjell Telegrafi Maqedoni.
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në E...
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Finalja e Superkupës së Shqipërisë, Egnatia dhe Kukësi kërko...
Qytetarët e Pejës protestojnë kundër reduktimeve të ashpra t...
Ministri Murati: Për herë të parë, të hyrat buxhetore kanë t...